E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi paraqet platformen politike

Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur një Kongres me pjesëmarrës, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi e diaspora. Kreu i saj Kreshnik Spahiu paraqiti platformën politike, duke e konsideruar forcën e tij politike si të vetmen në mbrojtje të interesave kombëtare.
“Aleanca Kuq e Zi nuk flet për Shqipëri të madhe, por për shtetin komb. Ribëhet Europa, ribëhet dhe Shqipëria”- u shprehën drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi. Gjatë paraqitjes së programit spikasnin qëndrime radikale në pretendimin për t’u dhën zgjidhje disa çështjeve kryesore. Ndër elementet e programit të saj janë kthimi i plotë i pronave në një kohë të shkurtër, pensioni jo nën 400 euro, votim dhe numërim elektronik dhe njohje e të drejtës së votës së emigrantëve. Krijimin e një xhandarmërie kundër krimit dhe denimin e vrasjes me burg të përjetshëm. Ish-nënkryetari i KLD-së del para elektoratit me tezën se gjyqtarët dhe presidenti duhet të zgjidhen nga populli. Kongresi i Aleancës Kuq e Zi zgjodhi sekretariatin, ndërsa kryesia dhe nënkryeyaret do të zgjidhen në një periudhë tjetër pas zgjedhjes së një Këshilli të ri Kombëtar. Kongresi i radhës i AK-së u paralajmërura se do të mbahet në pranverë, si kongres elektoral për zgjedhjet e përgjitshme të vitit 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›