Shfaqja e Mitrovices ne Teatrin Kombetar
Drama “Na të birtë e shekullit të ri” që mban autoresinë e Ridvan Dibres u ngjit Premierë këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar nga Teatri Profesionist i Mitrovicës. Kjo shfaqje erdhi nën regjinë e Ben Apollonit.
Në role kryesore interpretuan: Mirsad Ferati, Leonora Hasani dhe Burim Brahimi. Në qendër të veprës është një çift në krizë marrëdhëniesh e identiteti; një plak i sëmurë mes tyre; ndërgjegje të trazuara e që për “Zot” kanë veç egoizmin vetjak;
Pjesa trajton temën e hipokrizisë, egoizmit vetjat, ambicje të pafund, tendencën e tjetërsimit-nga ata që janë me dikë tjetër.
Burri regjisor teatri në njërën anë, gruaja studiuese e gjuhës shqipe në anën tjetër janë kombinimi më i tmerrshëm i një çifti, pangopësia e regjisorit në krijimtari teatrale dhe gjithashtu ambiciet e gruas për doktoraturë jashtë vendit, ambiciet e mëdha, egoizmi i tepruar kanë bërë që çifti të harrojë njëri-tjetrin dhe gjithçka tjetër përreth. Ata nuk kanë gjetur kohën për krijimin e familjes, plakun e sëmure nuk e shohin si prind, por si një hienë, ku në fund ata vendosin t’i kthehen krijimit të familjes, por që prapë, jo në rrugë të drejtë.
Kjo është shfaqja e dhjetë që vihet në Teatrin Kombëtar nga trupat kosovare. Perveç Tiranës shfaqja do të udhëtojë edhe në disa qytete në Shqipëri.