Objektet serbe të kultit në Kosovë moti janë shndërruar në objekte të karakterit politik
Patrikana e Pejës dhe Manastiri i Deçanit , janë bërë vende ku po shfryhet i tërë mllefi antishqiptar nga ana e elitës politike serbe dhe nga ana e hiearkisë më të lartë të Kishës Ortodokse Serbe. Këto objekte të kultit po shërbejnë më shumë si vendtakime politike së sa objekte ku predikohet feja. Kësaj të shtune në Patrikanën e Pejës qëndruan krerët me të lartë të “Sinodit të Shenjtë Serb” në krye me kryepopin Irinej I cili nuk ka hequr dorë nga politika antishqiptare e shekullit të kaluar .Vizitat e shpeshta të udhëheqësve politik të Serbisë dhe kryepopëve, gjithmonë po bëhen kur flitet ose vendoset diçka për dhe rreth Kosovës. Edhe tubimi i fundit kishte krejt karakter politik , dhe jo rastësisht ky tubim u organizua kur ngadalë po afrohen ditët për bisedimet politike shqiptaro-serbe. Në këtë tubim mori pjesë edhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Aleksandar Vulin, i cili as që ishte dashur të lejohet të futët në Kosovë. Vulin u shërbye me deklarata skandaloze duke u paraqitur si trimosh i madh. Ai u shërbye më deklarata fyese karshi institucioneve tona të shtetit edhe për faktin së shovinistët serbë krejt mbas luftën u futën në Kosovë pa i ndaluar askush. Sinodi serb ishte frymëzuesi kryesor i ngjarjeve tragjike në ish-Jugosllavi , ku pësuan më mijëra viktima të popujve jo sllavë. Në Patrikanë të Pejës gjoja u mbajt një konferencë me rastin e shënimit të Luftës së Parë Ballkanike, ku u hapë edhe Zyra serbe me karakter informativ, dhe e cila do të mbledh fakte për asgjësimin objekteve fetare serbe dhe popullit serbë në Kosovë siç thuhet apo më mirë siç gënjejnë zakonisht serbët. Kryepeshkopi Irenej nuk e la pa e quajtur edhe një herë tjetër Kosovën si “tokë të shenjtë serbe”. Me rastin e hapjes së kësaj zyre të karakterit politik u ekspozuan edhe fotografi të një fotografi serb, ku gjoja shihen viktimat serbe të vitit 1999 në Kosovë. Rrenave të tilla dhe pafytyrësisë serbe tashmë i ka dalë boja. A nuk janë këto fakte të mjaftueshme së objektet e kultit në Kosovë moti janë shndërruar në objekte të karakterit krejt politik nga të cilat vende po provokohen shqiptarët në mënyrat më të ulëta të mundshme. Serbët sikur kanë harruar se ende janë të freskëta plagët e luftës . Sikur kanë harruar së nga dora e tyre u shfarosën në mënyrën më mizore me mijëra shqiptarë etnikë. Bëhen sikur kanë harruar së ende diku në Serbi gjinden afër 2000 shqiptarë të pagjetur. Shovinistët serbë bëhen sikur i kanë shfryrjen e epsheve karpatiane karshi femrave shqiptare.
Deri sa në zemër të Kosovës mbahen tubime të tilla antishqiptare as që ishte dashur të mendohet që të zhvillohen bisedime politike me serbët. Me Serbinë ku në krye të shtetit janë pasardhësit e çetnikut Voisllav Sheshel, është shumë vështirë të bisedohet dhe të arrihet ndonjë marrëveshje politike për normalizim të marrëdhënieve apo bisedimeve ku me gjasë temë kryesore do të jetë veriu i Mitrovicës. Nevojitet një mobilizim shtesë i faktorit politik në Kosovë në përballje me çetnikizmin e vjetër dhe të ri serb. Në asnjë mënyrë nuk lejohet ndonjë komoditet i palës shqiptare në këto bisedime të paralajmëruara të cilat me duket mua do të jenë shumë të vështira, kur dihet së Serbia me aleatët e saj moti kanë për synim ndarjen e Kosovës…