Objekti tek Ekonomiku, dekani: Bojkot pa afat vitit arsimor
TIRANE- Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë kanë protestuar dje kundër një objekti i cili është ndërtuar fare pranë godinës ekzistuese ku studentët prej vitesh studiojnë.
Ata kanë bojkotuar dje dhënien e provimeve dhe mbrojtjet e diplomave, ndërsa sot dekani i këtij fakulteti Sulo Haderi paralajmëron bojkot pa afat të vitit arsimor.
Fakulteti i Ekonomikut pretendon se kjo ndërtesë është ndërtuar pa lejen përkatëse duke cënuar hapësirat publike.
Sipas Haderit, vendimi për bojkot është marrë nga nga Këshilli Fakultetit të Ekonomisë.
“I kemi dërguar një letër politikanëve dhe shoqërisë civile për sensibilizim. Kërkesë edhe fakulteteve të tjera për mbështetje. Çdo ditë do të protestojmë, do mbrojmë institucionin”, tha ai.
(m.a/BalkanWeb)