E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi i automatizuar, MM: Përmbushet një standard i NATO

TIRANE- Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj në përfundim të mandatit, ka bërë publik, një arritje të këtij institucioni, sic e quajtti ajo “sistemin e automatizuar të menaxhimit të burimeve të mbrojtjes.

Sipas saj, me këtë sistem përmbushet një nga standartet më të rëndësishme të NATO-s.

“Krahas arritjeve të tjera të dukshme në fushën e reformave të mbrojtjes, kjo shënon edhe një trashëgimi me vlerë në asetet e mbrojtjes shqiptare, duke përmbushur kësisoj një nga standardet më të rëndësishme të NATO-s, për sa i takon automatizimit dhe centralizimit të burimeve të mbrojtjes. Ky është një sistem i integruar, i cili projekton dhe administron komponentët e burimeve të mbrojtjes, si ato materiale, ashtu edhe ato njerëzore, duke siguruar eficencë dhe efektivitet të dukshëm dhe afatgjatë të zhvillimit dhe administrimit të këtyre burimeve”, tha ajo.

“Planifikimi i saktë i operacioneve dhe pajisjeve është një prej autputeve primare dhe më të rëndësishme të këtij sistemi, duke sjellë një qartësi dhe eficencë të rritur në investime dhe duke bërë cdo fond publik të shpenzuar në këtë drejtim, për mbrojtjen shqiptare, më të vlefshëm dhe eficencën e përdorimit të tij, dukshëm më të lartë”, nënvizoi Musaraj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›