Oboti e Ana e Malit nen uje Muriqani po permbytet

Uji tashme ka zene vend ne fshatin Obot i cili prej ditesh vazhdon te jete i permbytur ndersa njerezit levizin me barka per te komunikuar dhe per te marre ushqime.
Teksa shirat vazhdojne te bie nuk ka asnje shprese se situata mund te permiresohet te pakten edhe gjate kesaj jave. Gjate fundjaves reshjet pushuan disi por duke nisur nga e hena ato jane rikthyer duke kercenuar me permbytje te tjera.
Fshati Obot prej ditesh qendron nen uje teksa e permbytur vazhdon te jete rruga qe lidh Obotin me aksin rrugor Shkoder-Muriqan e vetmja dalje e ketij fshati per komunikimin me qytetin. Ndonese ne nje nivel me te vogel se sa Oboti shqetesime serioze jane paraqitur edhe ne fshatin Muriqan ku edhe aty ka siperfaqe te medha toke te permbytur si dhe shtepi me prezencen e ujit. E rrezikuar nga shtimi i permbytjeve eshte edhe komuna Ana e Malit e cila tashme prej me shume se nje jave vazhdon te jete nen uje.
Nga ana tjeter Komisioni i Emergjencave Civile qe funksionon prane prefektures se Shkodres vazhdon te monitoroje situaten. Per kete arsye sot ne Shkoder ka shkuar edhe zv/ministri i Brendshem Ferdinand Poni dhe drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civile Alfred Olli.
Prefekti i Shkodres Maxhid Cungu njeherazi kryetar i komisionit te emergjences ka thane se ne dispozicion te kesaj zone jane vendosur strukturat e ushtrise te cilat me mjetet e tyre te tonazhit te larte dhe me mjete lundruese komunikojne me qendren e fshatit duke derguar ndihma si dhe mundesojne transportin e banoreve per nevoja te ndryshme te tyre.
Fryrja e Bunes si dhe shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut te Dejes kane bere qe te shtohet harta e permbytjeve. /Saimir Lleshi/Start
2010-11-30 1423