Oboti ne etje mberrijne 3 ton uje
Nderkohe nga ana e shtabit te emergjencave ka nisur shperndarja e pare e ndihmave qe eshte furnizimi me uje te pijshem per banoret e zones se Obotit. Gjithashtu forcat e ushtrise kane vene ne dispozicion te banoreve te ketij fshati dy mjete lundrimi te vogla me drejtues profesioniste per te qendruar ne gatishmeri ne rast te evakuimit te banoreve shtepite e te cileve ndodhen teresisht te rrethuara nga uji. Ende nuk eshte pare e nevojshme evakuimi i banoreve apo edhe i bagetive. Po e monitorojne situaten hap pas hapi dhe jemi ne kontakt me shtabet vendore te emergjencave civile ku ne baze te te dhenave te tyre do te organizojme planet e veprimit te koordinuara keto me forcat e ushtrise dhe te policise u shpreh prefekti i qarkut te Shkodres Maxhid Cungu. Reshjet prej 4 ditesh pa nderprerje ne kete qark e kane rritur shume nivelin e ujit ne liqen por edhe ne pellgjet ujembledhese te lumenjve duke ndikuar ne perkeqesimin e situates se permbytjes ne Shkoder. Qe nga dita e premte qarkullimi i mjeteve te uleta ne aksin Shkoder-Velipoje eshte i pamundur per shkak te pranise se ujit ne vendin e quajtur Ura e Dede Gjon Lulit. Drejtuesit e automjeteve te ndodhur te papergatitur por te detyruar te levizin ne kete aks po perdorin rrugen e vjeter mbi argjinaturen e Torrovices duke dale ne komunen e Bushatit. Uji gjithashtu ka rrethuar edhe ujesjellesin e Trushit qe furnizon zonat e Nenshkodres por per fat te mire nuk ka arritur te shkaktoje ende probleme ne pompat e stacionit. Ne fushat e Trushit te Poshtem niveli i ujit ka arritur mbi nje meter duke rritur ndjeshem siperfaqen e tokes bujqesore qe gjendet e permbytur nga uji ne rrethin e Shkodres. Problematike paraqitet situata edhe ne komunen e Dajcit te Bregut te Bunes kryesisht ne tokat bujqesore te kesaj komune dhe ne aksin qe lidh kete komune me pjesen tjeter te vendit. Sipas drejtuesve te saj ata kane kontraktuar makineri te renda te firmave private te cilat po punojne per forcimin e argjinatures ne afersi te qendres se komunes. Edhe ne fshatrat e Darragjatit Shirqit dhe Mushanit po te kesaj komune uji i ka bllokuar rruget por njekohesisht ka rrethuar edhe shtepite duke i lene banoret te izoluar. Sipas drejtuesve lokale deri tani uji nuk ka arritur qe te depertojne ne banesat e ketyre zonave cka do te detyronte evakuimin ne zona me te sigurta. Edhe ne zonen e Darragjatit mjetet e bordit te kullimit te Shkodres si dhe disa makineri tjera te siguruara nga Ministria e Bujqesise po punojne ne forcimin e argjinatures prane ketyre zonave. Me probleme po perballet edhe komuna e Anes se Malit nga vershimi i ujit te Bunes. Ne zonen e Obotit shtabi i emergjencave civile ka shperndare 3 ton uje te pijshem.
SHKODER/ RITVAN DIBRA