E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes dyfishohet dhuna ne familje

KUKES- Dhuna ne familje ka detyruar te denoncojne ne polici 13 gra ne qytetin e Kukesit gjate vitit 2010 shifer kjo dyfish me e larte se nje vit me pare. Sipas statistikave te 9-mujorit te ketij viti te publikuara nga Njesia per Mbrojtjen e Femijes dhe Familjes ne Bashkine Kukes mesohet se gjate vitit 2010 eshte rritur numri i denoncimeve te dhunes ne familje ku viktimat jane kryesisht grate dhe femijet. Drejtoresha e Qendres se Sherbimeve Sociale ne Bashki Lirie Gjana u shpreh se nga raportimet e sektorit te dhunes ne familje ne drejtorine e policise se qarkut 7 viktima te dhunes ne vitin 2009 dhe 13 te tjera gjate ketij vitit kane marre urdhrin e mbrojtjes se menjehershme. Bazuar ne keto statistika numri me i madh i dhunes ne familje i perket zonave rurale rreth 60 per qind ne raport me 40 per qind te rasteve qe verehen zonat urbane u shpreh Gjana. j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›