Devoll taksisti 6 dite i zhdukur
DEVOLL- Gjashte dite pas zhdukjes se taksistit 35-vjecar Fredi Talelli nga Devolli ende nuk ka asnje gjurme. Kerkimet e te afermve dhe policise nuk arriten ne asnje rezultat shpresedhenes per fatin e tij. Sipas familjareve te tij Talelli kishte ne pronesi nje mjet te ri me te cilin transportonte udhetare duke qendruar i stacionuar ne doganen e Kapshtices. Ata pohuan dje se kane kryer kerkime diku ne zonen e fshatit Podgorie te Korces ku thuhet se eshte pare per here te fundit nga nje shoku i tij taksist. Jo vetem ketu por edhe ne qytetin e Shkodres ku ata kane kryer kerkime ne baze te sinjalizimeve te ndryshme nuk eshte gjetur asnje gjurme. Komunikimi telefonik me te ka munguar pasi celular del i mbyllur. Po ashtu edhe policia ka kryer verifikime ne vend-kalimet kufitare por nuk ka asnje informacion qe taksisti 35-vjecar te kete kaluar kufirin. g.a