![]()
Albania Sport Agency -Milan 3, Manchester United 0. Kaka, Sederof, Xhilardino bëjnë Runi e Kristiano Ronaldon të kapitullojnë pa kushte.
Milan-Liverpul, kjo është finalja e madhe e Athinës, ashtu si dy vite më parë në Stamboll. "Djajtë kuqezinj" janë të etur për hakmarrje. Adrenalina e tyre është në pikën më të lartë për të fituar trofeun e rrëmbyer në dhjetë minutat fatale të vitit 2005, kur ndeshja përfundoi 3-3 e më pas heroi polak Jerzhi Dudek, hyri në legjendat e "Reds". Milani është gati për të fituar titullin e shtatë, ashtu si Liverpuli kërkon të gjashtin.
Nën një shi të dendur dhe me një "San Siro" krejtësisht të ezauruar, nisi takimi Milan-Mancester Junaitid, cifti i dytë gjysmëfinal i Ligës së Kampioneve.
Karlo Anceloti hodhi një Milan me dy ndryshime: në mbrojtje Kakabher Kaladze në vend të kapitenit Paolo Maldini të dëmtuar, dhe në sulm në vend të Alberto Xhilardinos ishte Filipo Inzagi.
Milani rrezikoi i pari me anë të Kaka qysh në minutën e dytë, për t'i lënë radhën Sederf të "shfrynte" inatin në të 4'.
Kaka nxori nga repertori i tij një kryevepër në minutën e 11, kur braziliani pasi mori një top nga Sederof, lëshoi një të majtë të fuqishme goditi nga 20 metra në kendin majtë të portës, duke mos i dhënë kohë portierit Van Der Sar të reagojë. Goli i tretë në dy ndeshje i Riki Kaka kundër Mancester Junaitid, përfshirë dhe dy golat e ndeshjes së parë në "Old Traford". Në minutën e 18, ishte Andrea Pirlo që sulmoi portën nga 25 metra, por topi përfundoi disa metra larg shtyllës pingule.
Në minutën e 20 erdhi dhe aksioni i parë i rrezikshëm i Mancesterit, kur Runi vë në provë Didën, që pret pa probleme.
Pa kaluar as 20 minuta, ishte holandezi i fuqishëm Sedorf, që pasi kreu disa veprime të zgjuara në hyrje të zonës, goditi fusishëm për të dyfishuar rezultatin në favor të kuqezinjve, që coi rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Në minutën e 43, Milani ka shansin për të shënuar golin e tretë me anë të Masimo Odos, sërish falë një topi të Sedorf.
Pjesa e dytë nisi pa asnjë ndërrim për të dy ekipet.
Në të 47', tentativë e dështuar e Andre Pirlos me një gjuajtje nga jashtë zone. Pesë minuta më pas, ishte Kaka që goditi me të majtën në qëndër të portës, asist i Masimo Ambrozinit. Në minutën e 57, Mikael Kerrik jep një top për Kristiano Ronaldon që gjuan nga jashtë portës. Dy minuta më pas, Kristiano Ronaldo shfaqet rreziksishëm kur goditi mbi shtyllën horizontale.
Në minutën e 67 erdhi edhe zëvendësimi i parë te Milani: Alberto Xhilardino futet në vend të Filipo Inzagit. Në të 70' një gjuajte jashtë kuadratit e Mikael Kerrik, asist i Uejni Runit.
Milani merr frymë sërish dhe del nw kundrasulm. Alberto Xhilardino me një gjuajtje me të djathtën godet nga qendra e zonës së rreptësisë për të gjetur kendin e poshtëm të portës së Van der Sarit. Milan 3, Manchester United 0. "San Siro" shpërthen kuq e zi.
Kaka
Seedorf
Gilardino
Post AC Milan v Man Utd Celebrations