E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odeon nuk shfaq filmin e Burtonit

Versioni i ri filmik i Tim Burton “Alice in Wonderland” (Liza në botën e çudirave) nuk do të shfaqet në kinematë e Odeon në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Itali, ka konfirmuar rrjeti i kinemasë.

Kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj planit të studiove të Disney-t për të reduktuar periudhën gjatë së cilës mund të shfaqet vetëm nëpër kinema.

Disney ka thënë se plani, që do të lejonte të lëshohej filmi në DVD në fund të muajit maj, ka qenë i izoluar. Por Odeon ka pohuar se ‘do të vendoste një etapë të re’.

Rrjeti i Vue ende nuk e ka konfirmuar nëse adaptimi 3D i Burton-it i librit klasik të Lewis Carroll do të shfaqet në kinematë e tyre.

Megjithatë, kinematë e Cineworld do ta shfaqin filmin, pas arritjes së një marrëveshjeje të pavarur me studion e Disney-t.

Vendimi i Odeon nuk do të ketë ndikim në premierën mbretërore të filmit të enjten, që do të bëhet Odeon Leicester Square në qendër të Londrës.

Me aktorin Johnny Depp si Mad Hatter, “Alice in Wonderland” e paraqet heroinën e re që kthehet në mbretërinë magjike për të provuar më shumë aventura surreale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›