Puthen Erioni dhe Bertina, kriset lidhja Seldi-Domi
Më në fund ka ndodhur edhe puthja e shumëpritur mes Bertinës dhe Erionit. Me ndërmjetësinë e Jetmirit, Erioni i është afruar me pretekstin se ai do t’i thoshte diçka në vesh dhe kështu e ka puthur në buzë. Jetmiri ka lajmëruar të gjithë banorët të cilët kanë dalë në oborr për të uruar çiftin e ri të “Big Brother”. Por në këtë situatë është vënë re një ftohtësi e dukshme mes Domenikës dhe Seldit. Për shkak të fjalëve dhe provokimeve të Enxhit, tashmë marrëdhënia mes tyre gjendet në krizë.
Sekretet dhe dënimi i Jetmirit dhe ErionitBrenda në shtëpi Olta bisedon me Bledin mbi tema të përgjithshme. Jashtë në oborr, Jetmiri dhe disa nga banorët vazhdojnë ende të luajnë me lojën e shishes, ku banorët janë në një farë mënyre të detyruar që t’u përgjigjen pyetjeve të njëri-tjetrit. Jetmiri dhe Erioni, më parë kanë diskutuar se cili do t’i zbulojë tre sekretet që u ka vënë si kusht Vëllai i Madh për të hyrë në shtëpinë e re me banorët e tjerë. Tashmë ata, me anë të lojës po mundohen që të zbulojnë edhe ndonjë nga sekretet që mund të kenë banorët e tjerë. Ata luajnë dhe herë pas here provokojnë me pyetje sa intime, aq edhe provokuese, por edhe qesharake. Kështu Erioni pyet Bertinën, nëse ajo do ta kalonte gardhin për të: “Nëse do të merrja të njëjtin dënim që more ti, po do ta kaloja”, thotë ajo. Jetmiri, i cili është një ndër personat më provokues, po shfrytëzon lojën për mundësinë e zbulimit të ndonjë sekreti të tyre. Kështu ai pyet Valonin, duke i thënë cilin nga sekretet e tij do të zbulonte në BB. Valoni i thotë se nuk do që të zbulojë ndonjë sekret ku përfshihen edhe persona të tjerë, por thotë se një ndër sekretet e tij është dashuria shumë e madhe që ai ka për nënën e tij. Të njëjtën gjë mundohet të bëjë edhe Erioni, por thjesht duke bërë pyetje pa përmendur fjalën sekret.
Enxhi: “Seldi nuk bën dot lojë pa Domin”Enxhi dhe Seldi kanë dalë pranë pishinës dhe bisedojnë me njëri-tjetrin për Seldin dhe lojën e tij. Enxhi i thotë se ai bën mirë që të shkëputet nga Domenika, sepse kështu po tregon që nuk bën dot lojë pa Domenikën. Ndër të tjera ajo i thotë se ka vënë re që Domi bëhet xheloze kur ai afrohet me vajzat e tjera të shtëpisë. Ajo i thotë që të luajë me të ose me Bertinën, që ta shohë vetë reagimin e Domit. Seldi i thotë se Domenikën nuk e ka lojë dhe ai do vetëm që gjërat në çift të jenë reciproke. Në këtë momente ajo i thotë se mes tij dhe Domenikës nuk ka asgjë reciproke, pasi sipas saj Domenika është ajo që e manipulon Seldin. Ajo këmbëngul që Seldi të bëjë diçka për t’i treguar Domit se ai mund të luajë, apo se edhe ai ka aftësinë e të vepruarit vetëm sipas dëshirave të tij. Ajo i thotë se qëndrimi i tij, duke qenë gjatë gjithë kohës pranë Domenikës, është gjithnjë nën hijen e saj, e bën që të mos jetë i pranishëm në kohën televizive gjatë përmbledhjeve ditore. Ajo i sugjeron që të mundohet të veprojë sepse vetëm kështu do të fitojë vëmendjen e publikut. “çfarë të pengon ty të jesh i lirshëm të bësh diçka ndryshe?”, pyet Enxhi Seldin, i cili hesht dhe rri shumë i menduar. Teksa ata të dy bisedojnë, në shtëpi kanë ardhur furnizimet me ushqimet e javës. Pas një kohe të gjatë, ku Enxhi mundohet që t’i mbushë mendjen Seldit të largohet nga Domenika, biseda e tyre përfundon duke e lënë Seldin në një farë mënyre të shqetësuar.
Përgatitjet për sfilatëBanorët kanë vendosur që të bëjnë një lojë ku ata vetë të sfilojnë. Ata do të luajnë të gjithë dhe gjithsecili është veshur dhe trukuar sipas mënyrës së tij. Vajzat, përveç kujdesit për veten e tyre, merren edhe me tualetin e djemve. Jashtë Jetmiri dhe Erioni bisedojnë. Aty është Enxhi dhe Miri e pyet për përshtypjet që ka krijuar ajo për banorët që ndodhen në shtëpi. Vajza fillon të flasë për secilin, duke e përkufizuar me pak fjalë. Ajo thotë se Oltën e ka një mike brenda në shtëpi, Rezarta është vajzë e zgjuar, Hakiu është njeri i kulturuar dhe me shumë dije etj. Përveç tyre, ajo flet edhe për Seldin dhe Domenikën. Enxhi thotë se Seldi është “kukull” në duart e Domit, ndërsa kjo e fundit i duket e lëkundur. Pas këtyre thashethemeve edhe ajo futet në shtëpi dhe përgatitet për sfilatën. Erioni dhe Jetmiri do të jenë në juri dhe do të vlerësojnë modelët e BB3. Vëllai i Madh vendos muzikë dhe sfilata fillon.
Erioni puthet me BertinënPas sfilatës së bërë nga banorët e shtëpisë së re të BB, dhe jurisë nga shtëpia e vjetër, Jetmiri dhe Erioni kanë qëndruar në kopsht. Me ta është bashkuar dhe Bertina. Jetmiri i thotë Erionit që nuk e kupton se si mund ta mbajë shoqe Bertinën dhe të mos ketë një lidhje. Ai më pas i thotë Bertinës të afrohet, sepse Erioni do t’i thotë diçka në vesh. Ajo është afruar dhe ai e ka puthur, duke e lënë atë të habitur dhe Jetmirin duke e gëzuar pa masë. Jetmiri i thotë që ia kanë bërë zemrën mal, dhe Erioni vdes për të edhe pse nuk ia tregon. Ajo i ka thënë që këto fjalë do t’i dëgjojë nga Erioni. Më pas Jetmiri ka vazhduar më tej me ovacionet e tij, duke thënë që kjo ishte puthja e parë reale në BB. E para nga banoret që ka ardhur është Ada dhe Jetmiri i ka dhënë lajmin. Ajo i është përgjigjur që i vjen mirë. Bertina i thotë që ata vazhdojnë të jenë shokë të ngushtë dhe djeg bluzën që ka bërë për Erionin. Këtë gjest e bën që t’u tërheqë banorëve vëmendjen dhe i thërret: “O popull, merreni vesh që unë Erionin e kam shok të ngushtë”. Ada futet në shtëpi dhe i jep lajmin e puthjes banorëve, të cilët dalin me të katra jashtë për të takuar çiftin. Miqtë kërkojnë që ata të puthen përsëri dhe u plotësohet dëshira. Jetmiri vazhdon u tregon të gjithëve për puthjen dhe thotë që për herë të parë ka asistuar ai dhe më i gëzuar është ai se Erioni. Bertina i thotë Erionit që ai kishte nevojë për shtysën e Jetmirit që të vepronte. Klodi vjen dhe i jep urimet e tij çiftit. Më pas vjen dhe Kika, Graciela dhe të tjerët me radhë. Bertina i thotë që ajo do ngrejë një dolli për Jetmirin dhe Erionin dhe thotë që shpreson të zgjasë deri në fund. Jetmiri ia kthen që ai ka besim te makina e saj llogaritëse. Ai i thotë të tregohet më e butë me Erionin dhe atij i duhej një lavazh 24 orësh. Erioni vjen nga brenda dhe thotë: “U lidha dhe unë”. Më pas ata kapen të gjithë për dore, duke formuar një rreth dhe thërrasin njëzëri: “Ky është ‘Big Brother 3’, më i miri” dhe më pas “puthje, puthje” dhe çifti ua plotëson kërkesën. Bertina i thotë Erionit veçmas: “Mos më zhgënje më”. Ai pranon që nuk do ta bëjë dhe disa gjëra kuptohen, nuk kanë nevojë të thuhen, për më tepër që është i emocionuar.
çfarë po ndodh mes Seldit e Domit?Për Seldin dhe Domin gjërat nuk duket se po ecin shumë mirë. Në momentet që kanë qëndruar të gjithë në oborr për të uruar Bertinën dhe Erionin, Valoni i ka thënë Domit dhe Seldit të puthen, pasi dhe ata janë çift, por asnjëri nuk ka reaguar. Jetmiri i ka pyetur shumë drejtpërdrejt nëse e kanë mbyllur lidhjen dhe Seldi i është përgjigjur që ai me Domin s’ka për ta mbyllur ndonjëherë si aty, ashtu edhe jashtë, ndërsa për Domin thotë që ajo mund dhe ta mbyllë nga ana e saj. Domi nuk ka folur fare gjatë gjithë kësaj kohe. Më pas, kur kanë shkuar brenda, Olta ka pyetur Domin pse është e mërzitur, por ajo i ka thënë që nuk është e mërzitur. Kjo situatë i ka rënë në sy dhe Gracielës, e cila ka pyetur Seldin se çfarë po ndodh mes tyre. Ai i ka thënë që kanë mospërputhje karakteresh dhe ajo i thotë që ndoshta është më mirë që të flasin të dy. Ai i ka thënë që kanë folur, por nuk u përshtatet karakteri. Për këtë flasin dhe Jetmiri me Bledin dhe i pari i thotë që ata duhet të jenë ndarë, por Bledi i thotë që me siguri do të bashkohen prapë, mirëpo ata janë shumë të ndryshëm e të largët. Më pas ka pasur një konfrontim mes Domit dhe Seldit. Ajo i ka thënë që nuk e pëlqen më, pasi nëse është ky person që po sheh ajo tani, ajo nuk e pëlqen. Ai i ka thënë që ajo nuk mund ta ketë ndjenjën me komandë. Asaj nuk i kanë pëlqyer marrëdhëniet e shpeshta që ka pasur ai me Enxhin. Ai ka kërkuar të shpjegohet dhe i ka treguar që Enxhi i ka thënë që nga jashtë është krijuar përshtypja sikur Domi luan me të dhe ai është stepur. Domi i thotë që i vjen shumë keq që ai e ka besuar atë, pasi ajo nuk ka luajtur me Seldin dhe ka pasur ndjenjë për të. Domi vazhdon duke thënë që ai është influencuar nga Enxhi, por ajo nuk do të mërzitet, sepse e humbet fare dhe do që njerëzit ta njohin me të mirat që ka dhe jo të acaruar. Ai i thotë që nëse ajo do të eliminohej nga shtëpia, ai do të dilte pas saj. Ajo i thotë që me një fjalë të Enxhit, ai ia hodhi poshtë ndjenjat që kishte për të, sepse ajo kur thotë “të dua”, e thotë në një moment kur ka krijuar besim. Si përfundim ata vendosin të sillen si shokë me njëri-tjetrin.
Thashetheme për lidhjen Domi-SeldiAda, Klodi, Olta dhe Rezi po qëndrojnë në dhomën e gjumit dhe flasin për Gracielën. Më pas aty vjen Seldi dhe u thotë se në lidhje me Domin, ai ka bërë gabime si në veprime, ashtu dhe në të menduar. Olta i ka thënë që ai ka rënë shumë në sy mbrëmë kur po rrinte më Enxhin dhe duhet t’ia kishte sqaruar Domit situatën. Ai i ka thënë që tashmë kanë sqaruar çdo gjë. Ada i thotë që ai nuk duhet të priste një ditë për t’u sqaruar, pasi nuk është e këndshme dhe ta provojë ta vërë veten në pozicionin e saj. Më pas ajo i thotë që ajo nuk e beson që Seldi e do Domin, por ai i betohet dhe i thotë që ai ka me të vërtetë ndjenja për të. Në anën tjetër, Domi po bisedon me Valonin dhe i tregon për gjendjen me Seldin. Ai i thotë që Seldi është viktimë në këtë mes, pasi Enxhi ka hyrë me shumë qëllime të sakta në mendje. Domi i thotë që Enxhi i kishte thënë Seldit se ajo po luan me të.
#