E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odise Roshi Ne fillim te karrieres

Odise Roshi diti te binde me paraqitjet e tij si per ekipin e tij te ri 1. FC Kln ashtu edhe per ekipin kombetar te Shqiperise. Ne Shqiperi sezonin e kaluar ai doli nenkampion me Flamurtarin. Mirepo lojtari tejet premtues eshte ende ne fillim te karrieres...

Kur e pyet perse pikerisht futbolli Odise Roshi pergjigjet Me thithte. Pasioni i tij per kete sport ishte aq i madh saqe me raste ngaqe stervitjet zhvilloheshin paradite detyrohej te sakrifikonte oret e shkolles.

Kontaktin e pare me futbollin e pati me shtate vjet me bashkemoshatare me lagjet. Ne qytetin e tij Fier ka pasur nje shkolle italiane ku luhej futboll nje mesues krijoi ekip dhe stervitja filloi.

Kerkesat per te mberritur deri ketu erdhen natyrshem

Gjithcka ka ardhur gradualisht tregon. Nuk e kam menduar asnjehere se do te mberrija ketu. Mirepo ngadale e kuptova nga te rinjte kalova ne ekipin e pare shenova tifozet me duartrokiten dhe realizova se mund te ecja perpara.

Odiseja eshte femija i trete nga tre dhe i vetmi djale. Familjen ne te cilen kane mbizoteruar sporti i boksit dhe i peshengritjes e ka pasur vazhdimisht mbeshtetje ne ndeshjet brenda dhe jashte qytetit te tij.

Talenti i jashtezakonshem i Odisese konfirmohet edhe prej angazhimit te menjehershem qe i beri ekipi gjerman i Kelnit para fillimit te sezonit 2011/2012 te Bundesliges. Drejtori sportiv i ketij ekipi u shpreh per medien fill pas konkludimit te marreveshjes Ai na ka bindur te gjitheve duke i deshmuar aftesite e veta si me perfaqesuesen e nen 21vjecareve te Shqiperise ashtu edhe me kategorine e pare shqiptare.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne dyluftim me francezin Mathieu Debuchy gjate eliminatoreve per Euron 2012

Dallohen shkoqur vecorite e tij sulmuese

Odiseja eshte mesfushor me tipare sulmuese. Shpejtesia dhe loja me te dyja kembet e bejne ate shume te preferuar ne pozicionin e mesfushorit te krahut. Shumica e dine qe luaj me te majten ngaqe kam bere nje gol nga larg me Tiranen mbaj mend por kemba ime e mire eshte e djathta. 20vjecari dallohet vecanerisht per goditjet nga distanca.

Edhe ne debutimin e tij per kombetaren e Shqiperise me 7 tetor te ketij viti ne Paris Odiseja do ta vinte ne veshtiresi me nje goditje te tille nga larg portierin francez Hugo Lloris. Ai do te spikaste edhe ne takimin e disa diteve me vone kunder Rumanise po per eliminatoret e Evropianit 2012.

Synimi mbeten titujt kampione

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne dyluftim me dortmundasin Moritz LeitnerMe Kelnin ne Bundeslige dimeron ne vendin e 10. Nderkohe thote jam ambientuar pothuajse me te gjithe por do te ambientohem edhe me klimen. Fillimi qe sic thuhet i veshtire. Edhe me gjermanishten ka avancuar kenaqshem. Persa i takon kohes se lire gjate saj thote se parapelqen te degjoje muzike dhe te beje blerje.

Odisea aktivizohet shpesh krahas nje Lukas Podolski i cili me 14 gola deri tani perjeton me gjasa sezonin dhe formen e vet me te mire. Sido qe te jate synimet e tij mbeten ato per te fituar tituj Me ekipin e Kelnit shpresoj te bej nje paraqitje sa me te mire po mu dha mundesia. Dhe them si gjithmone ne cdo ekip te dalesh kampion por nuk besoj me Kelnin kete vit ngaqe Bajerni eshte me mire nga te gjitha ekipet per mendimin tim.

Autor Elert Ajazaj

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›