E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grand Ballo ne TOB menyra elitare per festen e Vitit te Ri

Muzika, vallëzimi dhe një atmosferë mondane kanë ulur siparin e vitit 2011 në Teatrin e Operas dhe Baletit. Fundviti në opera ashtu siç është bërë traditë prej tete vitesh “Grand Ballo” ka mbyllur sezonin artistik në këtë institucion. “Grand Ballo” në TOB është mënyra më elitare për të pritur festën e fundvitit. Në këtë mbrëmje plot kanë qenë të pranishëm personalitete të shquara të vendit nga fusha të ndryshme si dhe klubi i grave të ambasadorëv. Fillimisht mbrëmja madhështore filloi me paradën e ushtrisë dhe himnin kombëtar. Me pas në “Grand Ballon” vjeneze në opera u vallëzua nën tingujt e muzikës së valseve të kompozitorit të njohur austriak Shtraus, si dhe u luajtën pjesë nga kompozitorët Moxart dhe Franz Lehar. Programit nuk mund t’i mungonin edhe pjesë koreografike dhe orkestrore të traditës vieneze, si dhe vepra sofistike e korale. Shtrati vjenez i përket shumë viteve më parë. Në një situatë që s’ka të ngjarë me Vjenën e sotme. Filli i tyre nis nga pjesë të shkurtra të muzikës qytetare të titulluara “lingler”. Karakteri i tyre popullor, bënte që ato të ekzekutoheshin në restorante tipike vjeneze. Ishin pikërisht orkestrat e thjeshta vjeneze që luanin natyrshëm dhe pa partiturë këto pjesë. Më pas morën një shtrirje të gjerë në gjithë botën. Kështu u krijuan suita të tëra valsesh, të cilat nga një krijim i thjeshtë popullor që interpretohen me dy tre instrumente u bënë vepra të orkestruara, tradita e të cilave vazhdon edhe sot. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›