Qendra Kulturore Tirana mbyll sezonin artistik 2011 me variete
“Variete” 2012 ka sjellur për publikun kryeqytetas nostalgjinë për estradën. Qendra Kulturore Tirana ka përzgjedhur këtë formë mjaft interesante si dhuratë përmbyllëse të këtij viti.
Kjo shfaqje nga të gjithe të pranishmit në sallë dhe vetë artistët është konsiderouar si një rikthim në traditën vezulluese të teatrit së varietesë.
Kjo shfaqje mjaft interesante u ngjit në skenë nën regjinë e Milto Kutalit, duke bashkuar artistët më të mirë të varietesë, humorit dhe këngës. Vetë artistët përmes performancave mbresëlënëse dëshmuan më së miri mallin që kishin për ish-estradën e Tiranës. Ku çdo javë varietea ka thithur një shikueshmëri të madhe.
Për dy orë artistët më të njohur të skenës së varietes si Skënder Sallaku, Sejfulla Myftari, Vilson Gjocaj por edhe përfaqësues të humorit kombëtar si Marjana Kondi, Veli Rada, Xhevair Zeneli, të cilët kanë performuar për të pranishmit duke dhuruar një spektakël të veçantë . Në krah të tyre ishin edhe artistët e rinj të cilët prezantuan vlerat e tyre në fushën e humorit.
Në program u shfaqën edhe dy etyte metafora, që sollën atmosferën e festive të fundvitit në kryeqytet, ndërkohë që edhe tetë këngë të zgjedhura nga fondi i artë i interpretimit në teatrin e varietesë që do të vijnë nën interpretimin e këngëtarëve Luan Zhegu, Kozma Dushi, Anita Take, Arif Vladi Aleksandër Gjoka, Çlirim Denaj, etj. Programit iu bashkëngjit dhe performanca e artistëve të Cirkut të Tiranës, grimca humori dhe anekdoda, skeçe, dialogë e monologë humoristik të penave të njohura të humorit.