E Shtunë, 31 Tetor 2026

Odiseja ballkanike

Nga "The Times"
Aplikimi i Serbise per anetaresim ne Bashkimin Evropian shenon nje hap te rendesishem perpara, nje hap me larg nga e kaluara e erret e ketij vendi. Politika e Serbise ka pesuar goditje te rende me 2003, me vrasjen e Zoran Gjingjiqit, kryeministrit reformator, i cili synonte vendosjen e raporteve me te ngushta me Perendimin. Nese detyrimet per anetaresim permbushen, ndryshimet do te jene shume me shume se simbolike, edhe pse simbolet kane rendesi te vecante. Hyrja ne Bashkimin Evropian do te simbolizonte shkundjen e Serbise nga ndikimet me te demshme qe Evropa ka pare qe prej 1945-es, te nje regjimi nacional-socialist. Qasja iredentiste, ksenofobike dhe vrastare e Millosheviqit per krijimin e "Serbise se Madhe", ishte nje projekt kriminal qe zhberi Bosnjen dhe sulmoi rende Kosoven.
Serbia duhet t'i pershpejtoje reformat ne ekonomine e saj, sistemin ligjor dhe ate kushtetues, nese synon kualifikimin. Ky proces do te zgjase me vite, por hapi me i rendesishem, te cilin Qeveria serbe mund dhe duhet ta beje, eshte ai per te cilin nuk e gezon mbeshtetjen e popullit: t'ia dorezoje drejtesise gjeneralin Radko Mlladiq. Eshte thjesht e paimagjinueshme se vendqendrimi i gjeneralit Mlladiq eshte mister per cdokend ne sherbimet publike te Serbise. Asnje vend nuk mund te mendoje se mund t'u afrohet parimeve evropiane te drejtesise dhe sundimit te ligjit, nese mbrohet nje njeri i tille.
Pikerisht per kete arsye, mbi te gjitha, disa shtete evropiane, posacerisht Holanda, hamenden per nje bashkepunim me te ngushte me Serbine aktualisht. Skepticizmi i tyre eshte i kuptueshem. Ngathtesia e Serbise per te dorezuar kriminelet e luftes ka sfiduar bashkepunimin e saj me bllokun evropian. Perparimi eshte verejtur vetem kohet e fundit, me nje marreveshje te re tregtie dhe liberalizim vizash per serbet.
Por, anetaresimi i Serbise, i kushtezuar nga adoptimi i parimeve te BE-se, duhet te ndiqet jo vetem per hir te Serbise, por edhe per te Evropes. Ne kete drejtim, shembull paraqet lindja e Republikes Federale te Gjermanise me 1949 dhe rreshtimi i saj me Perendimin liberal. Brenda pese vjetesh, Gjermania ishte ftuar t'i bashkohet NATO-s dhe historia barbare e ketij vendi nuk ishte harruar, por ishte tejkaluar me mjete institucionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›