E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: "Viti 2009, korrupsioni me masiv"

Partia Socialiste shprehu dje shqetesimin per perhapjen masive te korrupsionit ne vend. Pas arrestimeve te dy diteve me pare ne ministrine e Brendshme, deputeti i selise roze, Saimir Tahiri deklaroi se tashme eshte e qarte per te gjithe shqiptaret, e fatkeqesisht edhe per partneret tane nderkombetare, se Shqiperia eshte vendi ku korrupsioni nuk luftohet asfare nga qeveria por perhapet masivisht, kryesisht per shkakun e saj. "Viti 2009 jo vetem qe nuk shenoi permiresim te treguesve ne luften kunder korrupsionit por shenoi renien me drastike ndonjehere ne klasifikimin e vendi tone nga Transparency International, duke e renditur Shqiperine te fundit ne Evrope, si kampion te "parajses korruptive" te atyre qe gezojne pushtet",-tha Tahiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›