E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamze, Keshilltaret e PS: S'votuam Berishen

Keshilltaret socialiste te bashkise se Kamzes, ne nje deklarate te perbashket per shtyp, mohuan te kishin dhene voten per dhenien e titullit "Qytetar Nderi" kryeministrit Berisha. Ilirjan Ismaili, Idriz Cara, Aqif Pjeqi dhe Shefqet Keci, thane se ky eshte nje mashtrim absurd i opinionit publik! Eshte oksigjen nderi per ate qe po i mbaron! "Ne, keshilltaret socialiste te Kamzes, jo vetem qe nuk kemi votuar per kete titull, por edhe e quajme te turpshme qe te votojme nje gje te tille per kryeministrin e Gerdecit, per kryeministrin e tunelit te vjedhur e te shembur, per varferuesin e Kamzes dhe te gjithe Shqiperise, per manipulatorin e paskrupullt te votave te shqiptareve", reaguan keshilltaret socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›