Ofensivë e madhe e SHBA kundër talibanëve
Autoritetet ushtarake amerikane thonë se rreth 4 mijë marinca amerikan dhe rreth 600 personel ushtarak afgan janë të përfshirë në operacion të mbështetur edhe nga avionë dhe helikopterë amerikan.
Operacioni filloi në mesnatë me hyrjen e njësiteve të marincave në Luginën Helmand me helikopterë dhe makina të rënda transporti ndërkohë që avionë luftarak të NATO-s siguruan mbrojtjen nga ajri.
Në në deklaratë zyrtare, komandanti i marincave amerikan në Afgansitan, gjeneral Lari Nikollson tha se ajo që ndryshon në këtë operacion është madhësia e forcës dhe shpejtësia me të cilën po dislokohet ajo si dhe fakti se trupat do te krijojnë bazat ushtarake në qytete apo fshatra ku do të mund të qëndrojnë më gjatë.
Presidenti Obama ka rritur numrin e forcave amerikane në Afgansitan dhe duket se ato do të dyfishohen brenda vitit duke arritur shifrën prej 68 mijëve.
Por ai gjithashtu është duke ndihmuar në përpjekjet për zgjerimin e kontrollit mbi vendin dhe zvogëlimin e numrit të civilëve që vriten apo plagosen si rezultat i operacioneve ushtarake.
Start/bbc