E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia Ajrore: Beteja heroike e 14 vjeçares në Oqean


“Kjo është vërtet një mrekulli. Ajo është një vajzë trime... është mbajtur tek një copë e avionit nga ora 01:30 deri në orën 15:00”, ishin fjalët e Ministrit Francez të Shtetit Alain Joyandet pas vizitës që i bëri vajzës së mbijetuar në spitalin e shtruar.

Ministri deklaroi se vajza është treguar vërtet shumë e fortë aq sa ka mundur të sinjalizojë një varkë që kalonte atypari. “Ajo shfaqi një rezistencë fizike absolutisht të pabesueshme”, shtoi ministri.

Reporteri i Associated Press që mori disa pamje të vajzës shtoi se vajza ishte e mbuluar me plagë në fytyrë dhe se bërrylin e kishte të mbuluar me fasho.

I ati i vajzës Kasem Bakari tregoi se pas telefonatës që kishte bërë me të bijën, ajo i kishte rrëfyer se ishte hedhur nga avioni gjatë aksidentit dhe se e kishte gjetur veten të lodhur pranë një cope të avionit. Babai i vajzës rrëfen se e bija s’dinte të notonte aspak mirë dhe se nuk i kishte dhënë aspak mundësi shpëtimit të saj.

Në lajmet e para që pasuan aksidentin, përflitej se e mbijetuara ishte një foshnjë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›