E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli sekuestron një anije me ndihma për Palestinën

Bashkë me anijen janë ndaluar edhe të gjithë personat që ndodhen në të, teksa ajo ishte në ujërat territoriale ndërkombëtare. Lajmi bëhet i ditur nga Press TV,  i cili ka kushtuar një reportazh kësaj ngjarje. Tel Avivi zyrtar pretendon se anija ishte duke u përpjekur për të thyer rrethimin 2-vjeçar të Gazas.

"Ky është një fyerje kundër nesh  dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar. Varka jonë nuk ishte në ujërat e Izraelit, dhe ne kemi qenë në një mision për të drejtat e njeriut në Gaza"-tha Cynthia McKinney, kongresmenia amerikane, si dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e arrestuar gjithashtu nga forcat izraelite .

"Ne po i kërkojmë bashkësisë ndërkombëtare të mundësojë lirimin tonë kështu që ne mund të vazhdojmë udhëtimin,"-shtoi ajo. Të hënën, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi për një situatë të tmerrshme të gjendjes humanitare në Gaza, duke thënë se 1.5 milion palestinezë jetojnë në kushte shumë të këqija.

Sipas raporteve nga agjencitë humanitare, pacientët e sëmurë nuk marrin trajtim të nevojshëm dhe mijëra palestinezë, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan gjatë sulmeve izraelite në dhjetor të vitit të shkuar, janë ende pa strehë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›