Trafiku nis perplasja per Tiranen
Pavaresisht se sebepi per ti treguar forcen njeri-tjetrit i kushtoi nerva dhe kohe me shume se gjysmes se qytetareve te pakten politikisht dje u shfaqen hapur dy kandidaturat e zgjedhjeve per Tiranen. Ne fakt emri i Lulzim Bashes ka kohe qe qarkullon ne ambientet politike edhe pse per arsye te tjera Partia Demokratike nuk
e ka konfirmuar zyrtarisht ate si kandidat per Tiranen. Ndersa Edi Rama te pakten deri tani duket i parivalizueshem ne PS per kreun e bashkise. Sidoqofte deklaratat dhe ashpersia e dy politikaneve dje per kaosin ne trafik dhe gjetja e fajesise direkte te emri i kundershtarit jane sinjale te nje fushate aspak te qete per lokalet 2012.
Rama Faji i ministrit te Brendshem
shte e pafalshme qe ne mes te Europes ne nje qytet europian te ndodhi nje gje e tille ne menyre te qellimshme. Une i kerkoj prokurorise te filloje hetimet dhe jam i bindur se jane me mijera qytetare qe mund te deshmojne se nuk kane pare kembe polici. Kjo eshte pjese e tere strategjise se bllokimit te qytetit e cila ka kohe qe eshte vene ne levizje qysh me ardhjen e Sali Berishes ne pushtet ne vitin 2005. Ne fjalen e tij para gazetareve me nje ton te ashper Rama ka shtuar se pjese e problemit eshte edhe mungesa e Unazes se Madhe qe sipas tij eshte penguar nga qeveria. Por ne rastin e trafikut Rama e ka gjetur me emer fajtorin. shte Ministria e Brendshme eshte ministri i Brendshem sigurisht me Kryeministrin qe kane orkestruar gjithe kete shfaqje te pashembullt te mungeses te minimumit etik te mungeses se cdo sensi europianizimi dhe demokratizimi te mungeses se cdo sensi qytetarie duke lene te bllokuar me dhjetera e mijera qytetare vetem e vetem qe ti egersojne dhe agresivizojne ndaj Bashkise se Tiranes. Kjo eshte realisht e pashembullt dhe une nuk besoj kurre qe kjo eshte paaftesi apo pergjegjesi e policeve rrugore por jam njemije per qind i bindur sic eshte e bindur cdo mendje me nje fije arsye ne kete qytet se kjo eshte nje veper e shemtuar qe mban vulen e ministrit te Brendshem te Kryeministrit dhe te atyre qe Ministria e Brendshme e kane kthyer ne nje shtab.
Basha Rama riktheu ne pune
Jemi deshmitare te gjithe ketu ne kete qytet se ky kaos i sotem eshte nje variant i renduar i kaosit te perditshem ne Tirane. Qytetaret e Tiranes kane kohe qe po vuajne pasojat e keqmenaxhimit te qytetit dhe te trafikut rrugor ne qytet. Ky eshte cmimi qe qytetaret e Tiranes paguajne prej arrogances papergjegjshmerise dhe paaftesise se Edi Rames.. Per ministrin e Brendshem fajtori eshte i qarte. Sipas tij pervec trafikut Tirana vuajti edhe permbytjen. Hapja e punimeve pa siguruar alternative trafiku bllokimi i qendres mungesa e sinjalistikes lenia pas dore per vite me radhe e infrastruktures se nendheshme e shume e shume te tjera... Ka pasur permbytje ne Tirane permbytje banesash te cilat mund te krahasohen apo tejkalojne ato te fillimvitit ne Shkoder. Policia ka pasur nje mobilizim total. Pervec mobilizimit te 300 deri 350 efektivave te pese komisariateve te Tiranes jane mobilizuar 100 forca te nderhyrjes se shpejte 200 forca te njesise se policise rrugore dhe 35 forca te njesise se autostradave pra afro 700 forca per te menaxhuar situaten. Perpjekja e Rames per tia veshur policise fajin eshte shenje paniku e nje te paafti qe u iken pergjegjesive te veta duke kerkuar fajtore per nje pergjegjesi e cila eshte kryekeput e vetja dhe per nje faj qe eshte vetem i tij. I bej thirrje te rikthehet ne detyre te mos tallet me qytetaret dhe te mbaje pergjegjesite qe ka me ligj.
Punavia Ne 10 vjet asnjehere kaos si dje
Drejtori i Drejtorise se Transportit Publik ne Bashkine e Tiranes e ka cilesuar te paprecedent bllokimin e qellimshem te trafikut dje ne Tirane. Une jam prej 10 vjetesh pjese e stafit te Bashkise se Tiranes prane Drejtorise se Transportit nga te cilat prej 9 vjetesh drejtoj Drejtorine e Transportit dhe trafikut ne Bashkine e Tiranes dhe krejt papritur sot gjendemi ne nje situate bllokimi total ku per ore e ore te tera te gjithe arterjet kryesore te Tiranes pa asnje shkak dhe asnje arsye jane bllokuar u shpreh Enton Punavia. Sipas tij Tirana nuk ka pasur sistem rrugor te rregulluar. I ka pasur te gjitha rruget ne nje gjendje te mjerueshme dhe kjo situate trafiku e cila u paraqit dje nuk ka nuk ndodhur asnjehere. Ne kemi dal vete e kemi monitoruar te gjithe kryqezimet e qytetit gjate ketyre oreve dhe ne asnjerin prej interseksioneve kryesore dhe ne akset kryesore te qytetit nuk ka pasur police te qarkullimit. shte hera e pare qe te gjithe telefonat nuk na jane pergjigjur per te bashkerenduar punen me qellim zgjidhjen e problematikes se trafikut tha Punavia. Sipas drejtorit te Transportit Publik ne bashki kjo situate e krijuar pa shkak dhe pa arsye vjen vetem nga mungesa e pergjegjshmerise se organeve te policise prane kryqezimeve kryesore te Tiranes. Ajo qe une dua tju them sot eshte qe politika do te perzihet ne punet tona te planifikimit dhe te kontrollit te trafikut. Kjo do te kthehet ne nje situate pa zgjidhje tha Punavia. Topalli 700 police ishin ne rruge per menaxhimin e trafikut
TIRANE - Policia rrugore e Tiranes ka marre dje te gjitha masat per menaxhimin e situates se trafikut ne rruge. Drejtori i pergjithshem i policise rrugore Vullnet Topalli pohoi dje se 700 efektiva policie kane qene ne rruge ne momentin e rrebeshit te shiut por kane qene nje sere faktoresh qe kane ndikuar ne bllokimin e qarkullimit. Kreu i policise rrugore ka pohuar dje per Ora Nevvs se mungesa e sinjalistikes infrastruktura e dobet rrugore marrja me vonese e masave shembja e disa pemeve kane qene shkaqe te bllokimit te rruges. Topalli ka pohuar se shkak i bllokimit ka qene perkeqesimi i menjehershem i kushteve atmosferike ndersa ka hedhur poshte ne menyre kategorike akuzat e bera ndaj policise. Sipas tij forcat e rendit kane qene ne rruge dhe ne krye te detyres per menaxhimin e situates. Nderkohe nje tjeter shkak i bllokimit te rrugeve ka qene pikerisht koha e rrebeshit te shiut i cili ndodhi ne orarin e pikut te levizjeve. Po keshtu ne disa kryqezime ne bulevard dhe tek stacioni i trenit kane munguar policet qe ishin te zene me situaten e renduar ne rruge te tjera.