E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet opozita nis protestat

/ /

Ne daten 26 nentor ne Elbasan fillon turi i ri i protestave te cilat do te jene me teper masive dhe te shpetojne gjendjen. Mospranimi i kompromisit te ri provon ne menyre te plote manipulimin e zgjedhjeve dhe paligjshmerine e kesaj qeverie. Te gjitha qeverite e paligjshme te gjithe kryeministrat e paligjshem qe kane manipuluar zgjedhjet kane vepruar keshtu nuk kane pranuar hetimin e manipulimit. Por kjo eshte fyerje e rende per shoqerine. I bej thirrje popullit opozitar ne keto momente si nje trup te gjithe bashke ta shpetojme nga gjendja tiranike Shqiperine te rikthejme demokracine dhe voten e lire me cdo cmim. Gjendja eshte e rende ne te gjitha aspektet e jetes shoqerore sepse qeveria eshte paligjshme u shpreh Ngjela. Por per perfaqesuesin e opozites maxhoranca ka ende kohe deri ne 26 nentor qe ti pergjigjet ofertes se fundit te PS-se ne te kundert sipas avokat Ngjeles zgjidhja mbeten protestat popullore.
Ne rast se deri ne daten 26 e mbas ende nuk do pranohet hetimi parlamentar per kutite e materialeve te votimit gjithcka do te zgjidhet nepermjet protestave. E lajmeroj dhe njehere opinionin publik te gjithe bashke te gjithe ata qe mendojne se u jane shkelur te drejtat gjithcka qe u eshte grabitur u eshte marre varferia punesimi gjithcka do te zgjidhet ne kete diapazon. Ne nuk mund te lejojme me nje qeveri te paligjshmet te tallet me shoqerine e vet. Kjo ishte arsyeja qe me solli ne kete konference shtypi duke theksuar nderkohe se opozita e bashkuar eshte e vendosur per te mbeshtetur frymen qe vjen nga populli opozitar i cili sot mendohet te jete mbi 70 e popullsise shqiptare. Ne te njejten kohe me lejoni tju them ose tju be te ditur mendimin tone se ne kete gjendje te mberritur vetem protesta eshte solucioni zgjidhes per shpetimin e shoqerise nga nje gjendje e cila mendohet te rendohet me teper u shpreh Ngjela. Sipas tij opozita ka bere oferten e saj zyrtare ndersa kryeministri duhet ta pranoje ate dhe jo te heshte sic ka bere deri tani. shte paraqitur kerkesa ata nuk pranojne. Ai nuk pranon kompromisin ne do ti pergjigjemi me forcen e protestave masive te cilat jane ne shpetim te demokracise shqiptare. Nje ambasador i rendesishem ju ka njoftuar qe demokracia shqiptare eshte ne rrezik u shpreh avokati i njohur.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›