Oferta e PS Fassino Qeveria ta pranoje per ti hapur udhe integrimit

Tirane 18 nentor NOA - Ne nje interviste per median shqiptare deputeti i partise Demokratike Italiane Piero Fassino mbeshteti oferten e Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit vetem me hetimin e materialeve zgjedhore duke theksuar se ajo oferte gezon mbeshtetjen e PE-se Komisionit te KE-se edhe te Komisionerit per Zgjerim te BE-se Stefan Fule.
Fassino duke folur per gjetjen e kompromisit qe mban peng krizen politike prej mese 17 muajsh theksoi se shte bere nje propozim nje propozim mbi nje komision hetimor parlamentar qe te verifikoje mbarevajtjen e zgjedhjeve dhe te lejoje qe te identifikohen se cfare reformash duhen prezantuar per te lejuar qe zgjedhjet e tjera te jene transparente dhe te rregullta. Ky komision gezon konsensusin dhe mbeshtetjen e Parlamentit Europian te Keshillit te Europes dhe gjate ketyre oreve edhe te komisionerit te BE per zgjerim tha deputeti italian.
Ai i beri thirrje qeverise shqiptare qe ta pranoje oferte me te re te PS-se si menyren e vetme per te zgjidhur krizen dhe per ti hapur rruge afrimit te vendit me BE-ne.
Une i bej nje apel te gjitha forcave politike e vecanerisht qeverise qe me ne fund te pranohet ajo qe eshte nje oferte e arsyeshme dhe qe eshte e vetmja qe mund ta nxjerre Shqiperine nga ngerci politik ne te cilin gjendet prej shume kohesh.
Nderkaq Fassino rikujtoi se Shqiperia eshte nje vend qe perballet me perspektiven e zgjerimit te BE-se futjen e saj ne komunitetin europian por te gjitha keto kerkojne nje jete politike dhe institucionale te qendrueshme dhe normale. Gjetja e zgjidhjes per konfliktin e ketyre muajve eshte njera nga menyrat per te pershpejtuar ecurine dhe afrimin e Shqiperise me Bashkimin Europian nevizoi deputeti i Partise Demokratike italiane.
Ai argumentoi se eshte pikerisht sfida e integrimit ne BE qe Europa leshon nje apel per te gjetur nje zgjidhje te arsyeshme per konfliktin dhe vecanerisht nje zgjidhje te arsyeshme qe te zhbllokoje njehere e mire problemin e zgjedhjeve te kontestuara dhe qe ti lejoje jetes politike shqiptare qe te mund te jete normale pra qe qeveria dhe mazhoranca te mund te qeverisin ne nje klime te qete dhe qe opozita te mund ta kryeje rolin e saj ne nje menyre po aq te qete.
Ne kete kontekst ai theksoi se stabiliteti dhe funksionimi politik i institucioneve eshte themelor per jeten e Shqiperise dhe marredheniet e saj me BE-ne andaj ne kete kenveshtrim deputeti italian uroi qe qeveria te marre vendime te qarta te thjeshta por efikase.
mit/NOA