Rama Pa hetimin e zgjedhjeve te shkuara nuk ka zgjedhje te reja
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i beri thirrje dje kryeministrit Berisha qe ne vend qe te kritikoje raportin e KE-se te ktheje pergjigje per oferten e PS-se dhe ti hape rruge zgjidhjes se krizes politike ne Shqiperi. Rama tha se nese nuk behet hetim parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit zor se mund te mbahen zgjedhje te reja ne Shqiperi. Gjate fjales se tij Rama theksoi se me hetim parlamentar PS-ja nenkupton hetim vetem te kutive me materialet zgjedhore ndersa shtoi se fletet e votimit nuk jane objekt i ketij hetimi dhe nuk jane pjese e interesit te opozites per transparencen e zgjedhjeve. Kryesocialisti gjithashtu beri te ditur se oferten e PS-se ai vetem ia ka dorezuar kryeministrit Berisha ne Kuvend.
Qendrimi
Sali Berisha ka deshtuar ne integrimin europian te Shqiperise. Dhe kete deshtim Saliu nuk mund ta fshehe duke nisur nje beteje qesharake por shume te demshme per Shqiperine per tiu kundervene opinionit te Bashkimit Europian opinionit te Komisionit Europian apo vendeve anetare te cilat duke refuzuar kerkesen e qeverise per statusin e kandidatit nuk refuzuan shqiptaret po dora vete Sali Berishen dhe keqqeverisjen e tij. Ai duhet ti jape pergjigje ofertes se re te opozites te cilen ia kam lene une vete ne tavoline jave me pare dhe duhet te zgjidhe krizen politike qe vazhdon te deshmoje se Komisioni Europian ka plotesisht te drejte kur thote ne opinionin e vet se qeveria nuk eshte e gatshme ta zgjidhe. Oferta jone e re eshte e vetmja shprese per te dale nga kriza politike duke bere transparencen e zgjedhjeve te shkuara e shpetuar zgjedhjet e ardhshme - eshte shprehur Rama dje gjate nje konference per shtyp. Ai i beri thirrje Berishes te mos pengoje me transparencen por te pranoje ngritjen e komisionit hetimor. Ti hape rruge hetimit te kutive te materialeve zgjedhore per ti hapur rruge edhe reformes zgjedhore. Pa hetuar kutite e materialeve zgjedhore dhe duke perjashtuar tani me fletet e votimit ska reforme zgjedhore dhe ska as zgjedhje te mundshme ne Shqiperi. Beteja jone per shpetimin e zgjedhjeve clirimin e tyre nga korrupsioni e presioni i pushtetit te korruptuar te Saliut eshte e vetmja shprese per ta vene qeverine ne varesi te popullit duke e cliruar popullin nga varesia prej qeverise - tha Rama.
Kryesocialisti theksoi se hetimi duhet te filloje nje ore e me pare ne menyre qe kriza politike te zgjidhet dhe zgjedhjet e ardhshme te shpetohen. Me hetim nje ore e me pare ne kemi parasysh implementimin e Rezolutes se PE-se dhe transparencen e kutive te materialeve zgjedhore si shtylle e patjetersueshme e ketij hetimi. E kemi thene shqip po e perserisim perdite fletet e votimit jane jashte objektit te ketij hetimi dhe jashte interesimit tone per kete hetim. Per interesat e vendit dhe per domosdoshmerine qe Shqiperia te mos pesoje te njejtin fat me statusin e kandidatit dhe me integrimin ne BE sic e pesoi me vizat qe i mori e fundit per shkak te mbetjes ne klase se perseritur si pasoje e keqqeverisjes ne e kemi bere kete oferte dhe presim pergjigjen nje ore e me pare per kete oferte - theksoi edhe njehere kryesocialisti.
Berisha Rama te dorezoje ne Kuvend projektin per hetimin e zgjedhjeve
Kryeministri shprehet se do ta shqyrtoje me seriozitet
Berisha Po pergatisim raportin tone me verejtje ndaj KE-se
Eljona Ballhysa
Kryeministri Berisha ne pergjigje te fteses se kreut socialist Edi Rama per shqyrtimin e ofertes se fundit te PS-se per hetimin e zgjedhjeve eshte shprehur dje per mediat se Rama duhet te paraqese te shkruar projektin ne Kuvend. Berisha u shpreh se nuk eshte aspak serioze qe Rama ta cilesoje si oferte te re ate te propozuar me 14 shtator. Sipas kreut te qeverise deri tani PS-ja nuk ka depozituar asnje dokument ne Kuvend dhe se nuk mund te konsiderohet zyrtar nje dokument qe kreu i PS-se Rama ia dha ne dore kryeministrit Berisha pa ndjekur procedurat ligjore parlamentare. Mandej kreu i qeverise shtoi se ne momentin kur PS-ja do te depozitoje ne Kuvend nje projekt ne te cilin te shkruhet se kerkon vetem hetim te kutive te materialeve zgjedhore duke hequr dore nga fletet e votimit atehere ai do ta shqyrtoje me seriozitet kete oferte.
Pergjigja
Sic me informoi zyra ime e shtypit zoteria e tij paska quajtur oferte te re ate te 14 shtatorit. Kjo per mua eshte nje mungese e plote serioziteti pasi ne ate oferte shkruan per hetim te pakufizuar. Mirepo ne sistemin demokratik nuk ekziston asnje personalitet zyrtar i lare por as edhe nje institucion cilido qofte ai qe te kete fuqi te pakufizuara hetimi. Fuqite e pakufizuara kane ekzistuar vetem ne sistemin e atit shpirteror te zotit Rama dhe ato nuk kthehen me kurre ne kete vend - eshte shprehur Berisha ndersa i beri thirrje Rames qe te depozitoje projektin ne Kuvend. Me kete dua te them se e ftoj z. Rama qe propozimin e tij ta dorezoje ne Parlament sepse ne dijenine time nuk ka dorezuar asgje ne Parlament qe nga data 20 tetor. Dhe nese ai mendon se kryeministri dorezon materialet e tij ne Parlament kjo tregon se ai ska abc-ne e funksionimit te shtetit dhe te ligjit. Le ta dorezoje ne Parlament propozimin dhe e garantoj qe cdo propozim i opozites do te shqyrtohet me seriozitetin me te madh - eshte shprehur Berisha. Me tej ai renditi disa nga leshimet qe qeveria i ka bere opozites. Sic e keni konstatuar ju opozites ne i kemi ofruar qe sjelle kandidaturen e Avokatit te Popullit me kushtin e vetem qe te mos jete ish-persekutor direkt i qytetareve shqiptare gjate diktatures. Ata nuk e sjellin dhe imagjinoni qe ky institucion u themelua per lirite dhe te drejtat e qytetareve ku opozita duhet te jete ne krye te interesit per kete institucion. Opozites iu ofrua te sillte te gjithe amendamentet qe donte per ligjin zgjedhor pasi te marre vendimin e Komisionit te Venecias dhe OSBE/ODIHR-it - eshte shprehur Berisha. Ai garantoi se zgjedhjet e ardhshme do te jene te lira dhe te ndershme. Une dua tju garantoj ju se zgjedhjet do te jene te lira dhe te ndershme. Mafia e votes nuk do te mundet me kurre edhe sikur zoti Rama te beje cdo gje te mobilizoje dhjetefishin e fondeve qe mobilizoi per zgjedhjet e shkuara te neperkembe voten e ketyre qytetareve. Mafia do te marre ate qe meriton. Kurre ne histori shqiptaret nuk kane votuar sic votuan ne zgjedhjet e vitit 2009 - eshte shprehur Berisha. Ne perfundim te fjales se tij Berisha tha se qeveria po harton nje raport per Komisionin Europian ne te cilin do te paraqese pakenaqesite e tij dhe te qeverise per pikat e reflektuara ne opinion e KE-se per Shqiperine. Sic jua kam konfirmuar i derguari i posacem i Komisionit Europian i ka kerkuar qeverise shqiptare qe cdo verejtje qe ka per raportin ta paraqese me shkrim brenda 4-6 javeve dhe ne po i pergatisim ato - eshte shprehur kreu i qeverise.
Parlamenti i ri
Rama leter Topallit Komiteti nuk ka kompetence per shqyrtimin e studiove projektuese
Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama nuk ishte i pranishem ne mbledhjen e djeshme te Komitetit Shteteror per ngritjen e parlamentit te ri por me ane te nje letre derguar drejtueses se takimit Jozefina Topalli shpreh shqetesimin per mungesen e nje rendi dite ne punimet e Komitetit. Rama gjithashtu e cileson kete komitet qesharak ndersa shton e ai nuk ka asnje kompetence per te shqyrtuar studiot projektuese per ndertimin e parlamentit te ri. Lista e studiove projektuese nuk kane asnje lidhje me Topallin dhe Berishen. Komiteti nuk ka kompetence profesionale dhe sot ne vitin 2010 ju po beni qesharak Parlamentin - shkruhet ne letren e Rames. Sipas tij kryetarja Topalli nuk eshte ne gjendje qe te organizoje nje procedure rutine konkursi ndersa kerkoi qe te kete reflektim mbi denimin e madh ndaj institucionit te Parlamentit.
Nderkaq mbledhja e Komitetit Shteteror u zhvillua dje edhe pa pranine e kryebashkiakut Rama. Ne kete mbledhje u be prezantimi i studiove qe kane shprehur interes per te marre pjese ne konkursin nderkombetar prej nga do te dale projekti fitues. Sipas kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli nga 30 ftesa qe jane shperndare 25 studio kane shprehur interes per te marre pjese. Kryeministri Berisha tha se hartimi i nje liste me te shkurter per pjesemarresit ne konkurs sic kane kerkuar disa nga studiot eshte e veshtire per shkak te cilesise qe kane te tera studiot. Por kryeministri premtoi nje proces transparent ku do te merren edhe mendimet e qytetareve. Kryeministri u tregua i ashper me kryetarin e Bashkise se Tiranes. Berisha akuzoi Ramen dhe tere ata arkitekte apo intelektuale qe jane shprehur pro ruajtjes se godines se ish-Piramides se duke u fshehur pas vlerave ne fakt duan te mbajne gjalle frymen e ish-diktatorit. Kryeministri nuk e fshehu neverine personale sic u shpreh ai per godinen e ish-Piramides qe sipas tij u konceptua si mauzole per diktatorin.
18 Nentor 2010