E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e opozites Patozi Do ta shqyrtojme me seriozitet

Kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi deklaroi se mazhoranca do te trajtoje dhe shqyrtoje me seriozitetin me te madh oferten e fundit te opozites per zgjidhjen e ngercit politik.

Ne nje prononcim per mediat te pak minutave me pare Patozi theksoi se mazhoranca eshte e hapur per cdo hetim ne perputhje me vendimet e Gjykatave dhe Kushtetuten.

Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht oferten e saj per zgjidhjen e krizes politike ne vend.

Hetimi i materialeve zgjedhore dhe heqja dore nga fletet e votimit eshte kthyer tanime ne versionin zyrtar te opozites per sa i perket trajtimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 te mbetura ende si thelbi i axhendes politike.

Ne kete hetim nuk mund te perfshihen fletet e votimit qe gjenden ne kutite e fleteve te votimit ne kuptim te nenit 119 pika 3 te Kodit Zgjedhor. Hetimi i ketij komisioni do te bazohet ne shqyrtimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor me perjashtim te fleteve te votimit thuhet ne kerkesen e PS e cila ka sugjeruar qe Kuvendi te miratoje nje vendim te posacem per kete gje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›