E Diel, 1 Nëntor 2026

Caktohet nje minister per fshat

/ /

Kryeministri Sali Berisha kerkoi dje mbylljen e shkollave ne Shkoder per ti vene ne dispozicion te te evakuuarve qe sipas tij mund te shtohen dhe nga vete qyteti. Ai ka urdheruar ministrat e kabinetit qe te drejtojne shtabet e emergjences ne cdo komune te permbytur dhe vete bashkine e Shkodres. Shtabi qendror i emergjencave drejtohet nga zv.kryeministri Ili Meta. Ministrat do te jene ne terren se bashku me oficeret madhore te ushtrise dhe drejtues te policise dhe do te kene pergjegjesi te plote per bashkerendimin e te gjithe operacionit. Berisha ndodhej qe prej oreve te para te mengjesit ne Shkoder per te ndjekur nga afer situaten ne zonat e permbytura si pasoje e vazhdimit te reshjeve te shumta te shiut dhe prurjeve te medha te lumenjve. Sipas tij kjo gjendje parashikohet te jete jo afatshkurter prandaj masat duhen te merren ne menyre maksimale. shte e domosdoshme te krijohen mundesi te medha strehimi te zbrazen konviktet e universiteteve te prenotohen hotelet dhe cdo kapacitet tjeter strehues ne qytet dhe cdo kapacitet strehues ne komunat perreth shkollat aty ku mund te perdoren dhe kampingje. Duhet te bejme cdo gje per te evakuuar banoret perballe kesaj situate ka pohuar Berisha duke theksuar faktin se parashikimi i kushteve atmosferike nuk eshte optimist. Per te realizuar evakuimet kreu i qeverise kerkoi qe perpjekjet te perqendrohen maksimalisht ne evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura dhe ato ne rrezik permbytjeje duke angazhuar te gjitha mjetet e ushtrise dhe policise dhe ne rast nevoje marrjen me qira te mjeteve shtese nga kompani private qe disponojne mjete transporti. Nisur nga situata dhe numri i madh i personave qe priten te evakuohen nga zona te ndryshme te qarkut eshte urdheruar mbyllja e shkollave me qellim krijimin e sa me shume hapesirave. Gjate dites se djeshme jane tejmbushur konviktet e shkollave te mesme dhe universitetit te Shkodres nga banore te komunave dhe lagjes Livadhe. shte ne detyrimin tone te parashikojme siperfaqet e mundura ne rast evakuimi ne qytet. Qyteti duhet te jete ne epiqender te te gjithe projekteve tona sepse dendesia e popullates ne qytet eshte e tille. Ndaj duhet te bejme cdo parashikim per qytetin. Nuk mund te them se ne ditet qe vijne nuk do te detyrohemi te bejme shkarkime edhe me te medha. Kaskada eshte ne nivelin maksimal te tolerances. E theksoj se ne qofte se gjenden vende te sigurta strehimi ne komuna ti pershtatim ne menyre qe te kemi rezerva te sigurta per qytetin. Ne shpresojme dhe nuk besoj te na linde nevoja per zhvendosje te medha por ne duhet te pergatitemi per kete. Berisha gjate mbledhjes me shtabin e emergjencave kerkoi shfrytezimin e mundesive te strehimit dhe ne komuna ku mund te adaptohen magazina reparte ushtarake e shkolla. Sipas kreut te qeverise duhet te sigurohet furnizimi i vazhdueshem me ushqim ilace dhe veshmbathje. Ministrat ne terren

Shtabi Qendror i Emergjences drejtohet nga zv.kryeministri Ilir Meta

Ne komunen Dajc ministri i Brendshem Lulzim Basha

Ne komunen Bushat ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi

Ne komunen Velipoje ministri i Mbrojtjes Arben Imami

Ne komunen Ana e Malit ministri i Bujqesise Genc Ruli

Ne komunen Guri i Zi ministri i Mjedisit dhe Ujerave Fatmir Mediu

Ne komunen Berdice ministri i Shendetesise Petrit Vasili

Ne komunen Rrethina ministri i Arsimit Myqerem Tafaj

Ne Bashkine e Shkodres ministri i Financave Ridvan Bode dhe kryetari i bashkise Meta Shkarkimet te detyruara nga prurjet e jashtezakonshme

Zevendeskryeministri dhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta mori pjese dje ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave ne Shkoder qe eshte ngritur pas permbytjeve te shkaktuara gjate diteve te fundit ne kete zone. Pasi u njoh me situaten ne kaskaden e Drinit Meta tha se institucionet pergjegjese prej me se nje muaji kane bere perpjekje per te kontrolluar dhe ulur nivelin e ujit ne kaskaden e lumit Drin. Shkarkimet kane qene te detyrueshme per shkak te prurjeve te medha. Per sa kohe ka prurje te medha jemi te detyruar te hapim portat. Shkodra eshte permbytur nga prurjet e liqenit dhe lumit Bune. Ne kaskaden e Drinit ne 2-3 muajt e fundit kemi bere kujdes me shkarkimet per te mos sjelle permbytje. Prurjet si pasoje e reshjeve te shiut kane qene te medha edhe prurjet nga Valbona kane qene te larta prandaj jemi detyruar te bejme shkarkime te vazhdueshme. Kur u rrit niveli i Fierzes KESH-i u detyrua te shkarkoje per te siguruar digen. Niveli i shkarkimeve do te behet ne perputhje me prurjet 3 mije m3/sek ne 3 HEC-e u shpreh Meta dje ne Shtabin e Emergjencave.

SHKODER/ RITVAN DIBRA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›