E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berisha te largohet nuk ka mbajtur premtimet per Shkodren

/ /

Kryetari i Partise Socialiste akuzoi dje kryeministrin Sali Berisha si pergjegjesin kryesor per permbytjet ne Shkoder. Sipas tij nuk jane me shkaqet natyrore qe cuan ne permbytjen e zones se Shkodres. Rama tha se Berisha duhet te largohet si i deshtuar.
Deshiroj ta ritheksoj qe Saliu duhet te largohet. E vetmja rruge per ti trajtuar keto probleme ashtu sic jane te renda te nderlikuara te akumuluara ne vite e vite eshte rruga qe hapet me largimin e Saliut dhe pushtetit te tij te votave te vjedhura. E vetmja menyre per ti sheruar keto semundje qe po rendohen perdite ne trupin e Shqiperise dhe po e rendojne perdite situaten ekonomike dhe sociale te shqiptareve eshte e verteta u shpreh Rama dje gjate nje komunikimi me gazetaret. Rama tha dje se pergjegjesia totale e permbytjeve ne Shkoder eshte e qeverise e cila nuk ka bere asnje nga nderhyrjet qe u premtuan ne fillim te ketij viti per te permiresuar situaten. Le te kthehemi pak ne kohe kur veriu i Shqiperise u permbyt si kurre me pare dhe Saliu fajesoi shirat henen blu fajesoi ke mundi edhe Zotin vete por nuk mori mbi vete pergjegjesine qe i takonte atij dhe nuk mori pergjegjesine e mijera hektareve toke mijera shpive te permbytura gjese se gjalle prodhimeve bujqesore te shkaterruara per 5 here gjate ketij viti tha Rama. Sipas kreut socialist permbytjet e diteve te fundit jane me te rendat dhe katastrofike per zonat e Shkodres qe prej ditesh ndodhen nen uje. Kjo eshte e pesta here me permasa katastrofike per te njejtat arsye dhe per fajin e Sali Berishes. Kryesocialisti theksoi se qeveria nuk mbajti premtimin qe beri ne janar te vitit 2010 kur Shkodra u perfshi nga permbytjet e para. shte faji i Berishes dhe votave te vjedhura ne kutite e mbyllura dhe per te thene kete mjaft tu referohemi disa fakteve. Kur ndodhi permbytja e pare Saliu premtoi se kjo gje qe ndodh 1 here ne 100 vjet do te ndodhe pas 100 vjeteve te tjera pasi sic tha ai do te nderhyhet menjehere mbi shtratin e lumit Buna. Berisha tha se do te kryeje by pass-in e Shkodres se nuk do te lejoje ndertime te paligjshme mbi argjinatura. Premtimet i keni ne arkivat e lajmeve ne janar theksoi Rama. Kryesocialisti tha se kryeministri nuk mbajti premtimin qe u beri shkodraneve. Ku eshte nderhyrja ne argjinaturen ne shtratin dhe ne derdhjen e lumit Bune. Ka kaluar nje vit asnje nderhyrje dhe sigurisht qe ne mungese te plote te kesaj nderhyrjeje te domosdoshme si shkak i gjithe degradimit skandaloz qe u eshte bere te gjithe sistemeve te rrjedhjes dhe te kullimit te ujerave ne Shqiperi permes gjithfare barbarizmash Buna patjeter do te shkaktoje demet qe shkakton sepse eshte lene teresisht e lire dhe askush nuk merret me te ashtu sikunder askush nuk merret me kete problem te madh qe e ka e gjithe Shqiperia u shpreh kreu i PS-se. Rama theksoi se qeveria e votave te vjedhura e la ne meshire te fatit Shkodren dhe shkodranet. Por keto premtime te thena e te sterthena nuk u mbajten kurre. Berisha i la keta njerez ne meshire te Zotit jo ne meshire te Parlamentit por ne meshire te keqqeverisjes ne mungese totale te ndonje programi qe do i jepte zgjidhje problemit ne mungese te pergjegjshmerise minimale te nje njeriu qe merr leket e shqiptareve per te punuar dhe drejton nje qeveri me vota te vjedhura. E pra Berisha meriton te largohet pasi Shkodra do te vazhdoje te permbytet e te permbytet pasi ketu nuk ka qeveri por kusare te votave theksoi Rama lidhur me situaten e permbytjeve ne veri te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›