E Diel, 1 Nëntor 2026

Valentino Rosi triumfon në Jerez

Valentino Rosi vendos diktatin në Botërorin 2009 në
MotoGp. Piloti i Jamahas ka fi tuar Çmimin e Madh të
Spanjës, të zhvilluar të dielën në cirkuitin e Jerez, duke
regjistruar triumfi n e parë sezonal. Me këtë rezultat,
"Doktori" kryeson bindshëm klasifi kimin për pilotë, në
kuotën e 65 pikëve. Pasi fi toi duelin me Stoner, me australianin
që mbërriti i treti në fi nish, kampioni i botës në
fuqi parakaloi pa shumë probleme edhe Dani Pedrozën,
që me Hondën zyrtare u pozicionua i dyti, 2.7 sekonda
mbrapa Rosit. Zhgënjim për spanjollin Horge Lorenco.
Gjatë duelit me Stoner, për shkallën më të ulët në podium,
piloti i dytë i Jamahas humbet kontrollin e motorit
dhe u detyrua të braktisë garën kur mungonin vetëm
katër xhiro nga fundi. Kjo dalje komprometon ambiciet e
Lorencos në kampionat, pasi ai u barazua nga Pedroza
në kuotën e 41 pikëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›