Oficeret e policise ne pranga per 2 mije euro ryshfet
Artan CENA
SARANDE - Dy oficere policie jane vene ne pranga pasi akuzohen se kane marre ryshfet me qellim lirimin e nje te arrestuari per tentative vrasjeje. Lajmi eshte konfirmuar nga burime te Policise se Shtetit te cilat thane se aksioni eshte bere nga agjentet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem. Ramadan Hasani dhe Hasan Haderi jane dy oficeret qe jane arrestuar gjate operacionit te koduar Kesti i fundit. Burime nga policia thane se ata jane kapur ne flagrance ne momentin kur kane marre shumen prej 2000 eurosh qe ishte dhe kesti i fundit per lirimin e te arrestuarit nga Policia e Sarandes pak kohe me pare. Agjentet e SHKB-se kishin marre informacione ne rruge operative per ate qe po ndodhte ne Komisariatin e Sarandes dhe kane nisur hetimet. Operacioni perfundoi me sukses dhe ne pranga u vu nje nenkomisar dhe nje kryeinspektor.
ARRESTIMET
SHKB-ja me ane te operacionit te koduar Kesti i fundit ka vene ne pranga nje dite me pare dy oficere policie nen akuzen se kane marre ryshfet per lirimin e nje personi me precedent penal. Lajmi konfirmohet dhe nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit. Sic eshte mesuar te arrestuar jane nenkomisari Ramadan Hasani dhe kryeinspektor Hasan Haderi. Burimet thane se Haderi ishte ne pozicionin e oficerit te Rendit ndersa Hasani ne pozicionin e oficerit te Krimeve te Renda ne Komisariatin e Sarandes. Ata duke perfituar nga pozicioni qe kishin tek uniformat blu te qytetit bregdetar kane vendosur qe per te liruar nje te arrestuar per tentative vrasjeje te merrnin para. Por jo gjithcka ka shkuar sic kishin parashikuar pasi ne kestin e fundit te parave ata jane ndaluar ne menyre te menjehershme sapo kishin marre shumen e premtuar.
HETIMET
Agjentet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme pak kohe me pare kishin marre informacion ne lidhje me lirimin qe pritej te behej per nje te arrestuar. Mbi te ndaluarin emri i te cilit nuk eshte bere i ditur rendonte akuza e tentatives se vrasjes. SHKB-ja kishte nisur hetimet dhe pasi i ka lene dy oficeret te shkonin deri ne fund te marrjes se ryshfetit i ka vene ne pranga. Burimet kane sqaruar se jane bere hetime ne terren per zbardhjen e korrupsionit qe po behej ndersa ekzistojne dhe pergjime e pamje filmike te marrjes se shumave te parave. Pas ndalimit dy oficeret jane derguar ne Drejtorine e Policise se Vlores ku jane marre ne pyetje. Diten e neserme ata do te dalin para gjykates ku do te njihen me provat dhe akuzat qe rendojne ndaj tyre.
Arrestohen tre shqiptare u kapet kokaine dhe hashash
ATHINE - Ne pranga kane rene mesditen e kaluar ne zonen e Argolidhes dhe te Trizinias 3 emigrante shqiptare te moshave 28 41 dhe 46 vjec me akuzen e ngritjes se nje organizate kriminale dhe trafik i lendeve narkotike. Pas vleresimit te informacioneve qe kishte policia dhe pas nje hetimi disamujor gjate mesdites se kaluar gjate nje kontrolli te kryer ne nje bodrum te baneses se 28-vjecarit shqiptar u gjeten dhe sekuestruan 11.470 grame hashash e cila ishte e vendosur ne 11 pako dhe e lidhur me shirit ngjites. Nga hetimet e kryera rezultoi se lenda narkotike ishte marre nga 41-vjecari dhe 46-vjecari dhe ne kontrollin qe u ushtrua ne banesat e ketyre te fundit u gjeten dhe sekuestruan lende narkotike kokaine si dhe 26 grame lende narkotike te cilen policia nuk e ka percaktuar dot se cfare lloji eshte. Dyshimet jane qe ajo te jete nje lende qe perzihet me kokainen. Gjate aksionit jane sekuestruar nje pistolete 13 fisheke nje peshore elektronike kater celulare nje shume e madhe parash dhe dy makina me te cilat behej transporti i lendeve narkotike. Policia eshte duke hetuar perfshirjen e tre emigranteve shqiptare edhe ne shkelje te tjera.
Vidhte materialet e pronarit ndalohet roja i pularise
GJIROKASTER - Arrestohet roja i nje pularie pasi akuzohet per vjedhjen e disa materiale. Forcat e policise se Gjirokastres kane bere te ditur se gjate oreve te para te mengjesit te djeshem ndaluan nje person te akuzuar per vjedhje. I ndaluari eshte Perparim Zena 46 vjec lindur dhe banues ne fshatin Bulo te Gjirokastres i denuar edhe me pare per vepren penale te vjedhjes. Ndalimi i tij eshte bere pasi pronari i pularise me inicialet V. M. nga fshati Dervican ka bere denoncim se ne godinen e pularise se tij ka konstatuar se ishin vjedhur materiale te ndryshme ndertimi si shufra hekuri profile xingato e sende te tjera te cilat kapin vleren rreth 100 mije leke. Me te marre denoncimin kane nisur hetimet dhe pas tyre eshte bere e mundur zbardhja e kesaj vjedhje kapja e ndalimi i autorit si dhe gjetja dhe sekuestrimi i materialeve te vjedhura. Mesohet se i ndaluari i lartpermenduri punonte si roje ne pularine e denoncuesit me inicialet V. M. ne Dervican dhe gjate muajit shtator kishte realizuar vjedhjen e materialeve dhe me pas i kishte shitur te nje person tjeter. Nga ana e policise u gjenden materialet e vjedhura dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Dosja e hetimit i ka kaluar prokurorise se Gjirokastres per veprime te metejshme per vepren penale te vjedhjes.
Prangoset 60-vjecari polici i gjen 10 kg hashash
SHKODER - Nje 60-vjecar eshte vene ne pranga nga Policia e Shkodres pasi akuzohet per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike dhe armembajtje pa leje. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Policise se Shkodres. Ato kane bere te ditur se dje ne mesdite kane vene ne pranga Brahim Liken 60 vjec. Uniformat blu kishin marre informacion ne rruge operative se i arrestuari mbante lende narkotike ne banesen e tij. Menjehere jane verifikuar te dhenat qe kane dale se ishin te verteta. Pas ketij konkluzioni policia ndermori dhe operacionin per ndalimin e tij. Arrestimi i 60-vjecarit u be ne fshatin Shtoi i Vjeter ne Shkoder ndersa droga prej 10 kilogramesh hashash i eshte sekuestruar ne banesen e tij. Pervec droges Likajt i eshte sekuestruar nga policia e Shkodres ne cilesine e provave materiale dhe nje automatik model 56 dhe disa fisheke.
Shperthen nga eksplozivi nje makine deme materiale
DURRES - Nje sasi eksplozivi i eshte vene nje makine mesditen e djeshme ne qytetin e Durresit. Ngjarja eshte bere e ditur nga burime te policise se qytetit bregdetar. Keto burime thane se ne qytetin e Durresit ka shperthyer nje makine e tipit BMW me targa te huaja. Shperthimi ka ndodhur ne pjesen e perparme te saj. Nga hetimet e para mendohet se shkak i shperthimit mund te jete vendosja e eksplozivit. Sic eshte bere e ditur makina ishte e parkuar prane zones se Oxhakut. Policia e cila ndodhet ne vendngjarje po merret me hetimet dhe per zbardhjen e ketij aksidenti ndersa behet e ditur se nuk ka viktima.
Digjen tri makina ne Lushnje hetimet per zjarrvenie
LUSHNJE - Tre automjete jane djegur teresisht ne qender te qytetit te Lushnjes dhe 20 te tjera jane rrezikuar nga flaket. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnates se djeshme ne sheshin qendror te qytetit ku automjetet tip Benz Smart dhe Audi jane perfshire nga flaket dhe shkrumbuar teresisht. Sipas deshmitareve ne vendngjarje era e forte ka perhapur flaket dhe ne drejtim te automjeteve te tjera duke rrezikuar 20 prej tyre. Pas mberritjes se forcave zjarrfikese flaket u vune nen kontroll duke mos lejuar pershkallezimin e metejshem te demeve. Ende nuk dihen shkaqet e renies se zjarrit ndersa policia po heton pisten e mundshme te zjarrvenies se qellimshme.
11 Tetor 2010