Sherri per divorcin burri vret gruan ne ditelindjen e djalit
Artan CENA
SHKODER - Vret gruan ne ditelindjen e djalit 4 vjec. Kjo ka ndodhur mengjesin e djeshem ne qytetin e Shkodres ku nje 35-vjecar ka masakruar me thike ish-bashkeshorten e tij pas zenkave te vazhdueshme qe kishin per divorcin. Lajmi eshte konfirmuar nga burime zyrtare te Policise se Shkodres te cilat thane se kane vene ne pranga Gjelosh Mehmetajn 35 vjec pasi akuzohet per vrasjen e 32-vjecares Mimoza Gershiti. Cifti Mehmetaj prej dy muajsh jetonin te ndare edhe pse nuk e kishin kryer divorcin. Viktima kishte ikur nga shtepia e saj pasi burri e keqtrajtonte dhe ishte duke jetuar perkohesisht te banesa e te vellait te saj se bashku me femijet. Pavaresisht ndarjes Mimoza e ka thirrur burrin e saj per te festuar ditelindjen e djalit ne darken e se premtes. Ndersa gjithcka dukej se po shkonte mbare per ciftin me probleme kur jane ngritur ne mengjes dhe viktima ishte krejt e vetme ne shtepi ka ndodhur dhe krimi.
NGJARJA
Ngjarja e rende ndodhi dje rreth ores 0830 ne lagjen Ish-Artistikja ne Shkoder ku Gjelosh Mehmetaj 35 vjec ka qelluar per vdekje me thike gruan e tij Mimoza Gershiti 32 vjece. Mesohet se shkak ka qene nje konflikt familjar nga te shumtit qe kishte cifti mes tyre. Cifti ndodhej ne prag divorci dhe vetem pak procedura i ndanin ata qe te mos jetonin me bashke. Ne oret e mengjesit kur ata ishin vetem ne shtepi burri ka nisur ta rrahe gruan serish dhe me pas e ka goditur disa here me thike ne pjese te ndryshme te trupit duke e lene te vdekur ne vend. Fqinjet e pallatit kane degjuar ulerimat e gruas dhe kane lajmeruar policine qe ka mberritur ne vendin e ngjarjes shpejt pikerisht ne momentin qe autori i krimit po zbriste shkallet e pallatit per tu larguar nga vendi i ngjarjes. Ai eshte vene menjehere ne pranga duke u derguar ne qeli. Policia tha se ne cilesine e proves materiale ka bllokuar edhe armen me te cilen eshte bere krimi.
KRIMI I PARALAJMERUAR
Krimi i djeshem ne familjen Mehmetaj ishte nje tragjedi e paralajmeruar. Gruaja edhe pse ne prag divorci nga burri kishte zgjedhur te jetonte se bashku me dy femijet tek i vellai i saj ne nje prej lagjeve te Shkodres. Mesohet se arsye ka qene dhuna qe bashkeshorti Mehmetaj ushtronte vazhdimisht ndaj se shoqes qe ka sjelle dhe ndarjen e saj edhe pse jo ende ligjerisht. Ne fillim cifti jetonte bashke ne banesen e tyre ne lagjen Mark Lula tek ish-fusha e druve ne Shkoder. Por dhuna ishte kthyer ne makth per gruan dhe femijet duke cuar deri ne pergatitjen e divorcit. Si zgjidhje eshte menduar largimi fillimisht nga banesa dhe shtrati bashkeshortor. Por edhe pse ne prag divorci bashkeshorti nuk eshte ndalur te ushtroje goditjen perfundimtare ndaj ish-gruas nene e dy femijeve te tij. Mbremjen e se premtes ai qendroi ne shtepine e kunatit pasi njeri prej femijeve kishte ditelindjen dhe dje ne mengjes cifti ka pasur konfliktin e radhes qe rezultoi me vdekjen e njerit prej tyre. Ngjarja ndodhi ne prani te femijeve te vegjel.
Operacioni I pandeshkuari kapet i kerkuari per vrasje
ELBASAN - Ka rene ne prangat e policise nje 37-vjecar i kerkuar per nje vrasje te ndodhur ne vitin 2006. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te Policise se Elbasanit sipas te cilave ne periferi te qytetit eshte ndaluar Gentian Vercani. Arrestimi i tij eshte bere gjate operacionit te koduar I pandeshkuari. Gentian Vercani 37 vjec nga Elbasani ka vrare me thike shtetasin Behar Kusi kater vite me pare. Operacioni eshte finalizuar ne kuader te hetimeve per zbulimin e ngjarjeve te vjetra te ndodhura vite me pare. Burime policore thane se ne daten 8 shtator te vitit 2006 ne oren 2030 ne lagjen Emin Matragjiu eshte gjendur i vrare me mjete te mpreha thike ne hyrje te pallatit ku banonte Behar Kusi 52 vjec banues ne Elbasan. Policia tha se nga efektivet blu te hetimit te krimeve te renda ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Elbasan si dhe me Prokurorine e Pergjithshme eshte bere rifillimi i hetimeve per ngjarjen e ndodhur ne 2006-n. Pas nje pune intensive disamujore nepermjet perdorimit te metodave speciale hetimore eshte bere i mundur dokumentimi i plote i kesaj ngjarjeje te rende kriminale dhe zbulimi i autorit i cili eshte Gentian Vercani 37 vjec banues ne Elbasan. Pas daljes se urdher-arrestit e shpalljes ne kerkim te tij mengjesin e djeshem eshte bere identifikimi i vendndodhjes se te dyshuarit ne nje zone periferike te qytetit Elbasan. Menjehere eshte ndermarre operacioni dhe ne pranga eshte vene Gentian Vercani.
Plagosje pengmarrje dhe plumba ndaj policise kapet Cela
POGRADEC - Vihet ne pranga nje i kerkuar per plagosje pengmarrje dhe qe qelloi me arme policine. Burime nga Policia e Pogradecit kane bere te ditur se gjate dites se djeshme eshte vene ne pranga Spartak Cela i cilesuar nga banoret si i tmerrshem. I arrestuari akuzohet se ne daten 2 tetor 2010 pasi plagosi nje person ne nje lokal mori peng nje tjeter me gjithe makinen e tij per tu larguar nga vendngjarja e me pas qelloi me arme edhe policine. Nga Policia e Korces ne bashkepunim me efektivet e Komisariatit te Pogradecit eshte bere e mundur kapja e Spartak Celes 25 vjec lindur dhe banues ne Lagjen Nr. 3 Pogradec i denuar me pare per plagosje te rende me 6 muaj burg - tha gjate dites se djeshme Policia e Korces. Sipas saj i arrestuari ishte shpallur person ne kerkim pasi ka vrare me nje pistolete te riun me iniciale D. L. dhe pas kesaj ngjarjeje ka marre peng nje tjeter person ne automjetin e ketij te fundit duke kundershtuar dhe qelluar me arme punonjesit e policise.
Vdes adoleshenti e ze korrenti ne dush
ELBASAN - Nje adoleshent ka nderruar jete nje dite me pare ne qytetin e Elbasanit pasi e ka zene korrenti ne momentin kur ka qene duke bere dush. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise lokale sipas te cilave viktime eshte Ferit Domi 16 vjec. Sapo ai eshte futur ne uje qe te lahej nje shkarkim elektrik i ardhur nga bolieri i dushit i ka marre jeten. Familjaret te alarmuar jane munduar ti japin ndihmen e pare por gjithcka ka qene e pamundur pasi ai kishte nderruar jete. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniformat blu qe kane nisur hetimet dhe pritet te dilet ne nje rezultat perfundimtar per shkaqet e vdekjes.
11 Tetor 2010