Ohër, rrihet për vdekje turisti serb Shkak një vajzë
OHER-Një turist serb është rrahur për vdekje gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pas një zënke banale që shpërtheu në Ohër, njoftoi policia e Maqedonisë.
Dejan Novakovic, 34 vjeç, quhet turisti që mori plagë të rënda trupore pas një grindje në një lokal në Ohër. Ai u transferua në spitalin e qytetit, por atje ka ndërruar jetë.
Dëshmitarët okularë të ngjarjes pohojnë se një grup prej dhjetëra persona në mënyrë c’njerëzore një person para hyrjes në Postën e Ohrit, duke e braktisur më pas atë dhembërriturr policia dhe automjeti i ndihmës urgjente mjekësore, që kanë dërguar Novakovic në spital.
Sipas informacioneve të para, incidenti thuhet se nisi në klubin e natës "Havana", në qendër të qytetit, pas një zënke banale dhe verbale për një vajzë. Më pas sherri u zhvendos jashtë lokalit. Agresorët ndoqën shtetasin serb deri në qendër të Ohrit, që nga para hyrjes së lokalit, para selisë së "Verës së Ohrit", shumë pranë derës kryesore të postës qendrore në Ohër.
"Një djalë ka vrapuar drejt postës dhe thërriste në mënyrë histerike "polici, polici". Personat e tjerë të cilët ishin pas tij filluan ta shqelmojnë. Ai me duart e mbuloi kokën, ndërsa rrahësit vazhduan fuqishëm ta rrahin në kokë dhe bark me shqelma", deklaroi Goran Dimitrievski, rojtar i tezgave në afërsi të Postës së Ohrit.
Policia po e heton ngjarjen. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi informacionet për incidentin, por nuk bëri të ditur detaje për pjesëmarrësit e grindjes.
(d.b/MIA/BalkanWeb)