E Diel, 1 Nëntor 2026

Hulio Iglezias martohet me nënën e 5 fëmijëve të tij

MADRID- Këngëtari spanjoll Hulio Iglezias, 66 vjeç, u martua të martën në Marbella, në jug të Spanjës me Miranda Rijnsburger, nënën e pesë fëmijëve të tij më të vegjël, njoftohet në një komunikatë dërguar AFP-së sot.
"Hulio Iglezias dhe Miranda u martuan më 24 gusht, gjatë një ceremonie private në prani të pesë fëmijëve të tyre në famullinë Virgen del Carmen në Marbella", thuhet në komunikatë.

Të sapomartuarit janë aktualisht në udhëtimin pas dasme dhe do të kthehen në lokalitetin Ojen, jo larg Marbelës në fund të këtij muaji, bëri të ditur agjenti i këngëtarit për AFP-në.
Artisti i 250 milionë albumeve, i njohur me këngët "Pauvres Diables" apo edhe "Me va, me va", dhe ish-top modelja holandeze kanë tashmë pesë fëmijë së bashku: Miguel Alejandro, Rodrigo, binjaket Victoria dhe Cristina dhe Guillermo, të moshave nga 3 deri 13 vjeç.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›