Oketa: FRD force e 3-te dhe përcaktuese ne zgjedhjet e qershorit
TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa gjatë fjalës së tij theksoi se Kuvendi i FRD-së dëshmon se ëhstë forcë e tretë dhe përcaktuese në zgjedhjet e 23 qershorit.
"Sot jemi jo vetëm për të dëshmuar se frd ëhstë jnë aprti që mbush vetëm 1 vit, por se ajo është forcë e tretë dhe me një projekt ambicioz. FRD ka njësinë e saj në cdo qark dhe organizmin politik në emigracion. FRD ka degë dhe nëndegë në cdo bashki de komune vendit, dhe do jetë forcë përcaktuese në zgjedhjet e 23 qershorit. Sot ndodhen 500 të deleguar me mandat përfaqësues nga të gjitha shtresat”, tha Oketa.
Oketa vlerësoi se vendit kërcënimi më i madh i vjen nga despotizmi politik dhe pafuqia e politikanëve për t mbajtur premtimet. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Oketa shprehu keqardhje që Shqipëria është i vetmi vend në NATO ku shtrohet pyetja e mbrojtjes së votës së lirë.
“Jemi sëbashku me ju për ti dhënë fund tranzicionit të institucioneve. Kërcënimi më i madh na vjen nga despotizmi politik dhe nga pafuqia për të mbajtur premtimet. Mjafton të shohim Parlamentin, faktikisht jemi të detyruar të shohim akte të padenja politike, retorike personale dhe familje, mungesë të produkteve ligjore. Mjafton të shohim zgjedhjet. Ne jemi i vetmi vetëm anëtar në NATO që shtrohet pyetja si do mbrohet vota. Jemi vendi ku shpenzohen energjitë për luftën në KQZ. Jemi vendi ku politika flet me shumë për madhësinë e halës së ngjalës sesa ekonominë” theksoi Oketa.
FRD mbledh sot Kuvendin, del lista me 212 kandidatëve të propozuar për deputetë
Fryma e Re Demokratike mbledh sot Kuvendin e saj të parë kombëtar, në ditën e njëvjetorit të krijimit të kësaj partie. Mbledhja e këtij forumi të FRD-së vjen pas konstituimit të të gjitha degëve në vend dhe pas regjistrimit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin elektoral të 23 qershorit.
Pika më e rëndësishme e mbledhjes së sotme do të jetë ajo e miratimit të programit dhe statusit të FRD-së dhe menjëherë pas saj do të publikohet lista me 212 kandidatët e propozuar nga baza për deputetë. Gjatë ditëve të ardhshme kryesia e FRD-së do të përzgjedhë nga kjo listë 140 emrat që do të depozitohen në KQZ të hënën e ardhshme.
Pika e tretë e rendit të ditës së Kuvendit do të jetë mandatimi i strukturave aktuale për të përgatitur FRD-në për zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa pika e fundit, miratimi i një rezolute për situatën politike në vend. Nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, dje në një intervistë në 'News 24' se kjo parti ka pasur oferta për koalicione parazgjedhore nga të dyja partitë e mëdha, por në fund i refuzoi për të dalë e vetme në zgjedhje.
“Po kemi pasur oferta, të dyja i kemi refuzuar. I kemi refuzuar pasi me PS na ndan ideologjia dhe programi, nuk mund të kalonim majtas. Ne vijmë nga e djathta tradicionale. Ndërsa rrugët tona me PD janë ndarë për arsye parimore. Ne jemi forcë e qendrës së djathtë, refuzuam aleancën me PD dhe PS, ne jemi në të drejtën tonë dhe kemi përkrahje të jashtëzakonshme. Jam i bindur që asnjë nga koalicionet nuk do ketë 71 vota, ne na nxjerrin zgjedhjet me një grup parlamentar”, tha ai.
Duke u ndalur te zgjedhjet, Biberaj u shpreh i bindur se FRD-ja do jetë forca e tretë politike, bazuar kjo në sondazhe, siç përmendi numri dy i kësaj partie. “Sondazhet na nxjerrin forcë të tretë politike në vend. Nuk jemi përqendruar te shifrat, kontratën e kemi me qytetarët shqiptarë”, theksoi Biberaj.
Sipas tij, ne do kemi listë dinjitoze kandidatësh, që të maksimizojmë votën, do kemi listë me 140 kandidatë. Përpjekja jonë është që të kemi një numër sa më të madh votash. Qytetarëve ju themi: Nëse doni të vazhdoni me tranzicion, me korrupsion e varfëri, me probleme në shëndetësi, arsim e drejtësi, vazhdoni me forcat e vjetra; nëse doni diçka tjetër keni FRD. Di të them që të djathtët po vijnë çdo ditë me FRD”.
vijon