Zjarr në xhaminë e Zall Herrit, dyshohet i qëllimshëm
Një zjarr ka përfshirë xhaminë e Zall Herr në Tiranë, në orët e vona të natës së djeshme. Burime nga policia bëjnë me dije se zjarri i rënë rreth orës 03:30 ka shkrumbuar plotësisht çatinë e xhamisë.
Mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërkohë që dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
30 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Zjarr në xhaminë e Zall Herrit, dyshohet i qëllimshëm burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email