E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robbie Williams kritikon muzikwn britanike

TIRANE-Këngëtari me famë botërore Robbie Williams është shprehur për gazetën e përditshme “The Sun” se nuk është apsak i kënaqur me muzikën që ka pushtuar Britaninë kohët e fundit. Ai mendon se në Britaninë e Madhe mungon shpirti rebel për t’u vënë kundër gjëra nga më të ndryshme.

Robbie William u shpreh gjithashtu se nuk është fans i këngëtarëve të rinj si Rita Ora apo Adele pasi sipas tij në muzikën që ato bëjnë mungojnë shumë elementë të mëparshëm që i jepnin vërtet vlera këngëve.

“Kohët e fundit mungon shpirti rebel në muzikë. Më parë kemi pasur muzikë më të mirë me instrumente dhe me tinguj të pastër. Është mëse e qartë që muzikën britanike e ka pushtuar plogështia”, është shprehur Robbie.

Ai bëri të ditur se po planifikon të mbajë edhe një turne, por për të ende nuk ka vendosur, pasi kjo kërkon angazhim të madh.

Gjithashtu, këngëtari ka në njoftuar se ka në plan të realizojë një tur, por ende nuk ka vendosur përfundimisht pasi një iniciativë e tillë kërkon shumë angazhim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›