E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa: Jo spiunë dhe hetues në listën e kandidatëve për deputet

Gazeta Shqip

Kryesia e FRD-së miraton kriteret për emrat për Parlamentin e ardhshëm

Gazmend OketaKryesia e FRD-së u mblodh dje për të diskutuar mbi aktualitetin politik dhe organizimin e saj. Në përfundim të raportimeve dhe debatit, Kryesia vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të FRD-së, ditën e martë, më 30 prill 2013. Sekretari i përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, bëri të ditur për mediat kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, të miratuara nga kryesia e kësaj partie. Në dallim nga partitë e tjera politike, tek të cilat kriter mbetet besnikëria politike dhe kritere dytësore që nuk përputhen as me identitetin e pretenduar të këtyre partive, FRD ka vendosur në kriter seleksionues edhe: Detyrimin që emrat e propozuar të mos kenë qenë të dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për një vepër penale; Detyrimin që emrat e propozuar të mos kenë të punësuar në organet e sigurimit të shtetit dhe të mos jetë deklaruar si bashkëpunëtor i këtij organi gjatë kohës së komunizmit; Detyrimin të mos ketë qenë i përfshirë në hetime dhe gjyqe politike gjatë kohës së diktaturës, qoftë në pozita vendimmarrëse qoftë edhe si ekspert, tha Oketa. Gjithashtu kriter tjetër është që kandidatët kanë detyrimin të mos kenë lidhje familjare të shkallës së parë me kryetarin, nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm të FRD në qendër, kriter që vlen edhe në rastet lokale. Deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa, në një intervistë televizive për AS, u shpreh se e sheh më pranë vetes në një koalicion me Aleancën Kuqezi. Është një gjë e mundshme për faktin se dhe Aleanca Kuqezi është një forcë e re, e cila nuk mban kosto keqqeverisjeje, pavarësisht orientimeve programore që ka secila forcë, specifikës që ka, besoj se mund të gjejmë pika të përbashkëta kontakti, qoftë për sa u përket programeve apo dhe qëndrimeve ku secila palë duke dialoguar, duke biseduar besoj se mund të gjejnë shumë pika kontakti, deklaroi Oketa. Pas zgjedhjeve, FRD do të shohë mundësinë e bashkëpunimeve në varësi të konfiguracionit të Parlamentit. Ne jemi deklaruar në mënyrë të prerë që qoftë me PD-në, qoftë me PS-në apo LSI-në nuk ka asnjë shans për koalicion parazgjedhor, dhe kjo është një çështje e padiskutueshme. Më pas, pas zgjedhjeve sigurisht në funksion të numrave do të jemi gjithmonë korrekt, transparent, duke iu qëndruar principeve që përmenda dhe disa shtylla programore të FRD-së, theksoi Oketa. Për sa i përket bashkimit të LSI-së me PS-në, Oketa e cilëson këtë një lëvizje politike të pranueshme, pasi janë të dyja forca të majta, por thekson se koalicioni në fjalë është pa moral politik.

Kriteret

Të dënuarit - FRD ka përcaktuar si kriter kryesor që kandidati i saj të ketë detyrimin që emrat e propozuar të mos kenë qenë të dënuar nga gjykata për vepra penale

Sigurimsat - Emrat e propozuar të mos kenë të punësuar në organet e sigurimit të shtetit dhe të mos jenë deklaruar si bashkëpunëtor i këtij organi gjatë kohës së komunizmit

Koalicioni - Si koalicion parazgjedhor, FRD e sheh veten më pranë me Aleancën Kuqezi, duke përjashtuar koalicionin mes dy partive tradicionale PS apo dhe PD

Oketa: Jo spiunë dhe hetues në listën e kandidatëve për deputet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›