E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita ndërkombëtare e romëve, Sequi: Nuk duhen krijuar steriotipe, Wollfarth: Tu respektohen të drejtat

Gazeta Shqip

sequi-dhe-wollfarth-9Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe kreu i prezencës së OSBE-së Eugen Wollfarth kanë kërkuar respektimin e të drejtave të komunitetit rom në Shqipëri.

Ndërsa kanë vizituar Qendrën Romani Baxt, në kuadër të ditës ndërkombëtare të romëve, dy ambasadorët kanë theksuar se janë të angazhuar për të mbështetur komunitetin rom.

Wollfarth theksoi se komuniteti rom vuan nga diskriminimi, mungesa e shërbimeve dhe përfaqësimi në politikë dhe sipas tij kjo gjë nuk duhet toleruar por duhet të merren masa.Sipas ambasadorit të OSBE-së është me rëndësi mbrojtja dhe garantimi i integrimit të komunitetit rom.

Ndërsa ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka vlerësuar se shanset dhe mundësitë duhet të jenë të njëjta për këdo. Sipas tij nuk duhet të krijohen steriotipe dhe të mos ketë përjashtim shoqëror.

Aktiviteti i sotëm njeh dhe promovon të drejtat e romëve. Së bashku të sfidojmë diskriminimin ndaj komunitetit dhe kulturës rome. Nuk duhet të krijohen stereotipe, pasi rezultati është përjashtimi shoqëror. Jemi të angazhuar për të mbështetur komunitetin rom, për këtë BE ka investuar 3 milionë euro. Arsimi dhe trajnimi komunitetit rom është me rëndësi,- tha Sequi. Diplomati evropian rikujtoi edhe njëherë se respektimi i të drejtave të romëve dhe të pakicave është një nga kushtet e Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

9 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Dita ndërkombëtare e romëve, Sequi: Nuk duhen krijuar steriotipe, Wollfarth: Tu respektohen të drejtat burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›