E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulqini: Berisha te shkarkoje Sefgjinin

Partia Socialiste kerkoi dje shkarkimin e drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, Arben Sefgjini. Deputeti socialist, Musa Ulqini, gjate nje komunikimi me mediat, vuri ne dukje se, “edhe pse me precedent penal dhe njeriu me i perfolur per zhdukjen e Remzi Hoxhes, Arben Sefgjini u emerua me firmen e Kryeministrit Berisha ne dy poste shume te larta shteterore. Fillimisht si drejtor i Pergjithshem i Permbarimit prane Ministrise se Drejtesise dhe me pas drejtor i Pergjithshem i Drejtorise se Tatimeve, post te cilin e mban edhe sot e kesaj dite”. Sipas tij, personi ne fjale eshte rrembyer nga agjentet e SHIK-ut per shkak te nje informacioni qe ai kishte arritur te mesonte, qe bente fjale per nje takim te zhvilluar ne qytetin e Ohrit dhe qe asnjehere nuk u be publik, mes dy presidenteve respektiv te kohes te ish-Jugosllavise dhe te Shqiperise. “Ne kerkojme qe Kryeministri Sali Berisha te shkarkoje menjehere nga funksioni i drejtorit te Pergjithshem i Tatimeve zotin Arben Sefgjini. Gjithashtu, inkurajojme institucionin e akuzes qe te thelloje hetimet ne menyre qe te zbardhe shkakun e vertete te rrembimit dhe te zhdukjes se biznesmenit Remzi Hoxha”, u shpreh Ulqini gjate fjales se tij. Po keshtu, socialistet shprehen te shqetesuar nga njoftimet, sipas te cilave, Policia e Shtetit ka hasur ne veshtiresi per te zbatuar vendimin e Gjykates se Krimeve te Renda per vendosjen ne arrest shtepiak te Arben Sefgjinit.

O.Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›