Oketa: PD nuk është më forcë e djathtë. Dështimi më i madh i Berishës, lufta kundër korrupsionit
Drejtuesi i grupit nismëtar të Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, në një intervistë për Vizion Plus, thotë se PD nuk është më parti e djathtë. PD nuk përfaqëson më idealet as të 1990 as të 2005-ës. E kam të vështirë ta them, nuk e di më nëse është forcë e djathtë, ka humbur të gjithë identitetin. Ndaj lindi FRD për ti treguar shqiptarëve që politika bëhet dhe ndryshe, me tone të ulëta dhe për interesave të qytetarëve dhe jo klaneve të caktuara, bëhet në respektim të institucioneve të pavarura, tha Oketa.
I pyetur nga gazetari Alfred Peza se kur ndodhi thyerja me PD, Oketa tha: Nuk ka pas një moment të vetëm, po dalëngadalë është parë që hapësirat po ngushtoheshin, kjo vlen dhe për miqtë e mi. Ka pasur disa momente, të cilat më kanë bërë të reflektoj dhe këtë e kam reflektuar me votë, qëndrime dhe intervista.
Oketa tha se se dështimi më i madh i Berishës është lufta kundër korrupsionit. Dështimi më i madh është lufta kundra kundër korrupsionit. Mjafton të shohësh nga një emision investigativ që një pazar mbyllet për dy orë për të hapur rrugën për një shfrytëzim të pasurisë të të gjithë shqiptarëve. Mjafton ti referohemi kësaj për të kuptuar dështimin me këtë çështje. E dyta është bërë shumë pak ose aspak për çështjen e pronave. Nëse një vend demokratik kërkon të bëjë hapa përpara, çështja më e rëndësishme është ajo e pronave, tha Oketa.