PDK hap fushatën në Tiranë, prezantohen 32 kandidatë
PDK, ka startuar sot fushatën e saj elektorale në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentarë të cilat do të zhvillohen më 28 qershor. Kështu kjo forcë politike ka prezantuar 32 kandidatët e saj, të cilët i përkasin shtresave të ndryshme shoqërore.
TIRANE- Partia Demokristiane çeli sot zyrtarisht fushatën elektorale për qarkun e Tiranës, duke prezantuar 32 kandidatë të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 28 qershor. Kandidatët e përzgjedhur nga të cilët dhjetë janë femra përfaqësojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë. Demokristianët pretendojnë që në Tiranë të marrin 4 deputetë. Në hapjen e fushatës elektorale të kësaj partie ishin të ftuar përfaqësues të Unionit demokristian të Italisë. Gjatë fjalës së tij kreu i kësaj force politike e cila është edhe pjesë e aleancës së forcave të djathta “Poli i Lirisë” tha se ky koalicion është koalicion vlerash. Ndër të tjera Ndoka ka shtuar se partia që ai drejton është më e organizuar. (a.r/news24/balkanweb)