Oktapodi Paul, qytetar nderi në Spanjë?

Oktapodi Paul vazhdon të përbëjë lajm. Kur pritej që molusku tetëkëmbësh të përfitonte një pension të merituar – nuk i ka mbetur më shumë se gjashtë muaj për të jetuar -, nga Spanja, dhe pikërisht nga qyteti i saj, O Carballino vjen një iniciativë e pazakontë.
Bashkia e këtij lokaliteti të Galice, dëshiron që oktapodi të marrë titullin “qytetar nderi” dhe për të do të gdhendet një pllakë përkujtimore, e që do t’i dërgohet në Gjermani, duke shpresuar se ai do të jetë në Spanjë për “Festën e oktapodëve”, më 8 gusht.
Fama e tij është kaq e madhe, saqë Andres Iniesta – autori i golit të fitores së Spanjës në finalen kundër Holandës (1-0, pas shtesave) – nuk nguroi të mbante në duar një oktapod plastik gjatë festimeve të ditës së hënë, në Madrid, më qëllim që të nderonte oktapodin Paul, që parashikoi fitoren e Spanjës.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 13 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili