E Diel, 1 Nëntor 2026

Olande takohet me Obamen riafirmon terheqjen e parakoheshme nga Afganistani

Presidenti i Frances Fransua Olande dhe Presidenti Barak Obama diskutuan per Afganistanin krizen e eurozones per Sirine dhe cesthje te tjera nderkombetare ne nje takim qe zhvilluan ne Shtepine e Bardhe. Korrespondeti i Zerit te Amerikes Dan Robinson na informon se Bisedimet e Presidentit Olande ne Shtepine e Bardhe pjese marrja e tij ne takimin e nivelit te larte te G8s ne Kemp Dejvid te Merilandit dhe ne takimin e nevelit te larte te NATOs ne ne ikago jane pjese e paraqitjes se tij nderkombetare pas fitores ne zgjedhjet presidenciale ne France.

Gjate fushates ai u zotua se do te terhiqte 3400 trupat e Frances nga Afganistani deri ne fund te ketij viti. Kjo vjen shume perpara planit te NATOs per te terhequr te gjitha trupat nga Afganistani ne vitin 2014 kur forcat e qeverise afgane do te marrin te gjitha pergjegjesite per sigurine ne vend.

Ne komentet e tij permes perkthyesit Presidenti Olande tha se i kujtoi Presidentit Obama zotimin qe ai kishte marre ndaj popullit francez dhe se mbeshtetja e Frances per Afganistanin do te vazhdoje ne nje forme tjeter.

Ne do te vazhdojme ta mbeshtesim Afganistanin ne nje menyre tjeter mbeshtetja jone do te kete tjeter forme dhe gjithcka ne do ta bejme ne mirekuptim me aleatet tone ne Forcen Nderkombetare te Ndihmes per Sigurine dhe keshtu ne do te vazhdojme tu permbahemi zotimeve tona ndaj atij vendi duke i ofruar furnizime dhe  mbeshtetje sic thashe ne nje menyre tjeter.

Ne deklaraten e tij Presidenti Obama tha se ai dhe zoti Olande rane dakord se nderkohe qe aleanca e NATOs po i jep fund fazes se luftimeve esht me rendesi qe te vazhdoje angazhimi per sigurine dhe zhvillimin ne Afganistan.

Zoti Obama tha se pjesa me e madhe e diskutimit te tyre u perqendrua ne situaten e eurozones dhe shtoi se ajo eshte me rendesi te jashtezakonshme per popujt e Evropes dhe per ekonomine boterore.

Ne presim zhvillimin e diskutimeve te frutshme me vone sonte  dhe neser me udheheqesit e tjere te G8s per konsolidimin fiskal dhe rritjen ekonomike.

President Olande i cili eshte socialist beri fushate pro rritjes ekonomike dhe u shpreh per rishqyrtimin e masave shtrenguese ekonomike duke perfshire edhe traktatin kunderthenes te Bashkimit Evropian qe mbrohet fuqishem nga Gjermania. Ne komentet e tij zoti Olande iu shmang shpjegimit te pikpamjeve te tij kunder ketyre masave.

Une diskutova temat kryesore me Presidentin Obama perfshire ekonomine dhe faktin se rritja ekonomike duhet te kete perparesi ne te njejten kohe qe ne marrim masa per te permiresuar financat. Dhe per sa i perket rritjes ekonomike Presidenti Obama ishte i te njejtit mendim ne menyre qe ne te perparojme.

Zoti Olande tha se ai dhe Presidenti Obama kane te njejten pikpamje se Greqia duhet te qendroje ne eurozone.

Per Iranin zoti Olande tha se Shtetet e Bashkuara dhe Franca jane dakord per rendesine e negociatave me Teheranin dhe per nevojen per te qene te vendosur te parandalojne Iranin te zoteroje arme berthamore.

Si ne ceshtjen e Iranit ashtu edhe per Afganistanin dhe Pranveren Arabe zoti Obama tha se Franca ka luajtur rol udheheqes.

Sic i vura ne dukje Presidentit Olande kur Shtetet e Bashkuara dhe Franca se bashku me aleatet e tjere kryesore vendosim te mbajme nje qendrim te forte ne mbeshtetje te demokracise lirise dhe zhvillimit mund te realizonet perparim i tejet i madh.

Presidenti Obama tha se e garantoi zotin Olande se miqesia dhe aleanca e Shteteve te Bashkuara me Francen eshte me rendesi te jashtezakonshme per te dhe vleresohet shume nga populli amerikan.

Zoti Olande tha se Franca dhe Shtetet e Bashkuara kane qene gjithmone ne gjendje te kapercejne mosmarrevshjet dhe se ishte me renderi per te qe te shfrytezonte takimet e nivelit te larte te G8s dhe NATOs per te ritheksuar rendesine e ketyre marredhenieve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›