Turqia shfrytezon poziten e saj diplomatike para takimit te NATO-s

Nje marreveshje e arritur ne minuten e fundit sqaroi ceshtjen lidhur me pjesemarrjen e zyrtareve te larte te Bashkimit Evropian ne takimin e nivelit te larte te NATO-s i cili hap punimet te dielen ne ikago. Analistet e pane vonesen e marreveshjes si nje shembull te shprehjes te forces diplomatike nga ana e Turqise. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Dorian Jones njofton nga Stabolli
Vetem pak dite para fillimit te takimit te nivelit te larte te NATO-s Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe kreu i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy me ne fund u ftuan te marrin pjese ne takimin e ikagos. Vonesa ishte rezultat i kundershtimit nga Turqia te asaj qe Ankaraja e shikon si mungese te trajtimit te barabarte mes zyrtareve te NATO-s dhe atyre te BE-se. Ja si u shpreh zedhenesi i Ministrise se Jashtme turke Selcuk Unal.
Shume vende pyeten se pse dy zyrtare te larte te BE-se jane ftuar nderkohe qe Sekretari i Pergjithshem i NATO-s nuk eshte ftuar. Se dyti pse nuk jane ftuar organizata te tjera nderkombetare dhe rajonale qe gjithashtu bashkepunojne me NATO-n te cilat mendohej se do te ishin ftuar
Sipas zedhenesit turk Unal mosmarreveshja u zgjidh pasi u ra dakord qe udheheqesit e Bashkimit Evropian do te marrin pjese ne ceremonine e hapjes se takimit dhe ne disa sesione te tij perfshire ato ku do te diskutohet rreth Afganistanit.
Vonesat e anetaresimit te Turqise ne BE shihen si faktori kryesor qe Ankaraja u angazhua nje kete mosmarreveshje diplomatike para takimit te ikagos thote ish diplomati i larte turk Sinan Ulgen.
Kjo tregon pakenaqesine deziluzionin madje edhe kundershtimin ne rritje qe ndjen Turqia lidhur me perpjekjet per tu anetarsuar ne BE dhe kjo po con ne kete lloj mjedisi negativ ku Turqia po perpiqet te shfrytezoje marredheniet e saj me NATO-n per ti bere presion BE-se. Ne shume menyra ne pa dyshim po shikojme nje politike te jashtme turke me agresive.
Vezhguesit politike thone se besimi i Ankarase per te shfaqur kete kundershtim ndaj Bashkimit Evropian eshte rezultat i rendesise rajonale ne rritje te Turqise. Turqia kufizohet me Sirine Iranin dhe Irakun. Dhe me kryeministrin e saj karizmatik Recep Tayyip Erdogan ndikimi dhe popullariteti i te cilit shtrihet ne te gjitha vendet e Pranveres Arabe Ankaraja eshte bere nje aleate gjithnje e me e rendesishme e Shteteve te Bashkuara.
Cengiz Aktar ekspert i marredhenieve nderkombetare ne Universitetin Bahcesehir te Stambollit thote se mbeshtetja e Uashingtonit i jep Ankarase nje avantazh te rendesishem strategjik.
Turqia ka nje fare avantazhi me te madh se sa vendet e tjera te Lindjes se Mesme te Mesdheut por edhe te Evropes. Qeveria e Ankarase po e perdor dhe po e shfrytezon kete situate per te perfituar sa me shume.
Nje raport i publikuar kete muaj nga Keshilli per Marredheniet me Jashte me baze ne Shtetet e Bashkuara ve ne dukje se rritja e rendesise se Turqise po rezulton ne shtimin e lidhjeve me Uashingtonin. Zedhenesi i Ministri se se Jashtme turke Unal mohon se Ankaraja po ndjek nje politike te jashtme me agresive.
Vendeve anetare te NATO-s si Turqia qe nuk jane anetare te BE-se por jane anetare te Aleances u duhet te mbrojne te drejtat dhe interesat e tyre legjitime qe rrjedhin nga anetaresia ne aleancen ushtarake.
Ndersa Turqia luan gjithnje e me shume nje rol aktiv ne NATO nga Kosova ne Afganistan vezhguesit politike paralajmerojne se ekziston mundesia qe tensionet mes Ankarase dhe Brukselit te pasqyrohen hapur ne aleancen e NATO-s.