E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoner le pas Rossi-n ne provat e lira

Australiani i Ducati-t ka regjistruar kohen me te mire ne provat e lira, duke lene pas spanjollin Pedrosa me Honda-n zyrtare dhe italianin Vale Rossi.

Kjo fundjave mund te njohe kampionin e botes ne Moto GP. Valentino Rossi dhe Cassey Stoner kane zhvilluar nje duel ne distance edhe ne pisten e Montegit ne Japoni.

Australiani i Ducati-t ka regjistruar kohen me te mire ne provat e lira, duke lene pas spanjollin Pedrosa me Honda-n zyrtare dhe italianin Vale Rossi.

“Me pisten e thate patem disa probleme. Per momentin na mungon pak me shume gripim ne pjesen e parme por koha e trete per ne nuk eshte nje problem i madh sepse jam i sigurt se do te permiresohemi”, theksoi ish 7 here kampioni i botes, Rossi.

Me tej, ai u fokusua ne pisten japoneze, duke thene se eshte mjaft e veshtire dhe nuk pershtatet lehte me Yamaha-n. Ne garen e kesaj fundjave, “Doktori” mjaftohet edhe me nje vend te trete per te siguruar matematikisht titullin e gjashte kampion ne kategorine “mbretereshe”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›