E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionati gjerman Borusia e Dortmundit merr kryesimin

Borusia e Dortmundit ka marre kryesimin ne kampionatin gjerman te futbollit pasi ka fituar ne trasnferte 0-2 ndaj Mainz ne javen e 10-te Bundesliges. Mario Goetze do te kalonte Borusian ne avantazh ne minuten e 27-te gol ky qe do te mbetej ne fuqi deri ne fundin e pjeses se pare.

Vendasit kishin mundesine me te mire per te barazuar rezultatin vetem 3 minuta nga nisja e pjeses se dyte por Polanski do te gabonte nga pika e penalltise duke shperdoruar nje rast te mire. Ky gabim do ti kushtonte shtrenjte Mainz. Ne minuten e 67-te Lukas Barrios do te dyfishonte rezultatin per Borusian e Dortmundit qe e sheh veten ne krye te renditjes me 25 pike.

Surpriza vjen nga kampionati Francez ku Brest eshte ngjitur ne vendin e pare te klasifikimit pasi ka mundur 2-0 St Etienne. Golat e vone te Mario Licka dhe Romain Poyet i kane dhuruar fitoren e gjashte Brest i cili pas 11 javesh te luajtura e sheh veten ne kuoten e 21 pikeve 2 me shume se Rene e cila ka nje ndeshje me pak.

Ne Portugali Porto dhe Benfika vazhdojne ne distance garen e tyre per te fituar titullin kampion pasi kane fituar ndeshjet e tyre ne javen e nente te kampionatit. Porto fitoi ne transferte me rezultatin 0-1 ne fushen e Akademika dhe vazhdon te kryesoje renditjen me 25 pike shtate me shume se rivalet e Benfikes qe munden paster 2-0 Ferreira per te vazhduar ndjekjen ndaj rivaleve te perjetshem per fitimin e titullit ne Portugali.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›