E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP Lorenzo fiton cmimin e madh te Portugalise

Kampioni i ri i botes Jorge Lorenzo kerkon te lere gjurme ne boterorin e tij te pare ne klasin mbretereshe. Spanjolli triumfon edhe ne Portugal. Piloti i Yamaha fiton duelin me Valentino Rossin duke e lene pesarezin 8629 pas ne nje gare brilante. Suksesi i trete rradhazi i Lorenzos ne Portugali ku duket se eshte gara me fat per pilotin e ri.

Spanjolli deshironte te tregonte se eshte nje kampion i vertete edhe perballe Rossit ne formen me te mire dhe ia arriti qellimit. Garuam ne kushte shume te keqija ka qene ne fakt nje gare e veshtire qe ne fillim. Ne xhiron e 10 nuk mendoja se mund ta arrija Valentinon por dalengadale u tregova me i shpejte dhe mora kete fitore perfundoi Lorenzo.

Protagoniste ne fillim te gares ne Estoril kane qene edhe dy Dukati me Stoner e Hayden qe mbajne ritmin deri ne rrezimin e australianit qe braktis keshtu garen ne xhiron e 4.

Dueli mes dy Yamaha qe kryesojne garen eshte spektakolar por edhe Dovizioso e Simoncelli qe sfidojne njeri-tjetrin. Pas parakalimit deciziv ne mesin e gares ndaj Rossit Lorenzo nuk gabon asgje duke e mbyllur me nje fitore perfekte.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›