E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oligarket e Rusise veprojne prapa skene

A e njihini ju Vladimir Lissinin Nje kerkim ne internet jep rreth 5.500 rezultate. Jo shume per dike qe konsiderohet njeriu me i pasur i Rusise. Revista ekonomike amerikane Forbes e vleresonte kete vit pasurine e Lissinit ne 24 miliarde dollare amerikane. Nje pjese e madhe e opinionit publik ne Rusi dhe jashte nuk e njohin shefin 55-vjecar te gjigantit rus te celikut NLMK. Lissin i shmang mediet dhe preferon te veprojne ne sfond. Ai nuk shfaq as ambicie politike ashtu si pjesa me e madhe e oligarkeve ne Rusine e sotme.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hoqi shpejt dore nga politika - Oligarku rus Prochorov Perjashtimi i vetem Mihail Prohorov. Me nje pasuri te vleresur ne rreth 18 miliarde dollare amerikane ai eshte numri tre ne listen e Forbes per ruset me te pasur. Ne vere Prohorov terhoqi vemendjen u zgjodh kryetar i nje partie liberal-konservatore eshtja e Drejte dhe donte keshtu te merrte pjese ne zgjedhjet parlamentare te 4 dhjetorit. Ne mes te shtatorit per shkak te nje zenke te brendshme u largua papritur nga partia dhe e quajti ate marionete te Kremlinit. Nderkohe Prohorov eshte zhdukur nga skena politike ne Rusi.

Mesimi Hodorkovski

Biznesmene te pasur si Lissini apo Prohorovi ne Rusi i quajne oligarke. Numri i tyre eshte trefishuar ne dy vitet e fundit. Sipas revistes Forbes ne Rusi jetojne nderkohe 101 miliardere dollari. Ne vitet 1990 oligarket ushtronin influence te madhe ne politike por ato kohe kane marre fund.

Burrat me te pasur te Rusise kane mesuar nga rasti Hodorkovski thote Sergej Alexashenko ish zevendesguvernator i Bankes Qendrore ruse i cili sot jep mesim ne Fakultetin e Ekonomise se Moskes. Michail Hordokovski dhjete vjet me pare njeriu me i pasur i Rusise u perball me ish presidentin rus Vladimir Putin. Miliarderi i naftes e kishte kritikuar Kremlinin publikisht per korrupsionin shume te perhapur. Pak kohe me pas Hordokovski u arrestua dhe u denua per evazion fiskal firma e tij e nafte Yukos u shperbe. Megjithe kritiken nga Perendimi ai eshte ende sot ne burg.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ish shefi i koncernit te naftes Yukos - Michail Borissowitsch Chodorkowski. Edhe oligarket Boris Beresovski dhe Vladimir Gussinski te cilet ne vitet 1990 konsideroheshin nga me te fuqishmit ne Rusi prej kohesh e kane humbur influencen e tyre. Te dy zoteronin perandori mediatike te dy kritikonin Putinin te dy jetojne sot jashte Rusise. Oligarket qe kane mbetur ne Rusi e kane kuptuar qe te sulmosh Kremlinin eshte nje ndermarrje e pashprese pasi vetem rrezikon interesat e biznesit thote Alexashenko. Sot oligarket punojne bashke me qeverine e ushtrojne punen e tyre lobiiste ne sfond.

Opozita paralajmeron ndaj pjesetareve te sherbimit sekret

Por edhe pse oligarket kane sot me pak influence se me pare ata nuk duhen nenvleresuar mendon opozitari rus Boris Nemzov i cili ka qene zevendeskryeminster nen presidentin Boris Jelzin. Kur oligarket i japin para partise se Putinit a nuk kemi te bejme me influence - pyet politikani.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prej kohesh larguar nga Rusia - Oligarku rus Beresowski Sipas Nemzovit pikerisht nen qeverisjen e Putinit kane lindur oligarke te rinj. Sot behen miliardere me influence ata te cilet kane sherbyer me Putinin ne Gjermani apo qe kane punuar me te kur ai ishte zevendeskryetar i bashkise ne Shen Peterburg. Jane ne radhe te pare punonjes te sherbimit sekret qe po behen njerez te pasur. Emrat te cilet permend ne kete kontekst politikani opozitar jane pak te njohur Timtshenko Tshemesov apo Rotenberg.

Oligarket nuk jane me armiq te pushtetit

Edhe Michail Vinogradov drejtor i fondacionit Politika e Peterburgut mendon se raporti mes oligarkeve dhe pushtetit shteteror ka ndryshuar qe prej viteve 1990. Sipermarrjet shteterore si Gazprom kane menjanuar firmat private dhe percaktojne drejtimin. Nga ana tjeter oligarket nuk kane ndikim ne dyshen drejtuese Putin-Medvedev. Edhe per raportet e pushtetit ne rajone me rendesi strategjike ne Rusi ne pjese ne madhe te rasteve vendoset pa oligarket thote Vinogradov.

Por edhe pse Kremlini e kufizon ndikimin e oligarkeve ata nuk shihen me si armiq. Ne fund te gushtit madje u be e qarte se shteti perpiqet ti beje ata per vete. Presidenti Medvedev kishte propozuar qe miliarderet te dergoheshin neper shkolla per tu treguar nxenesve historite e suksesit te tyre.

Autor R. Goncharenko / J. Winogradow / E. Xhani

Redaktoi E. Ahmeti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›