E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellezerit myslimane ne anen e ushtarakeve

Ne sheshin Tahrir ata nuk jane me te mirepritur. Pllakate postera dhe grafite e bejne kete te qarte vellezer myslimane largohuni shkruhet ne to ose Sheshi thote vellezerit myslimane jane si regjimi i vjeter.

Ndersa ne altoparlante demonstruesit therrasin Vellezerit myslimane tradhetuan revolucioni tone jane ne krah te ushtarakeve.

Njerezit ne sheshin Tahrir jane te zemeruar. Nderkohe qe shume prej tyre vdisnin ne shesh vellezerit myslimane ngjisnin postera benin fushate elektorale. Krahu i tyre politik partia Liri dhe Drejtesi eshte distancuar nga demonstrimet u ka bere thirrje anetareve te saj te mos marrin pjese ne to. Keshtu ajo eshte forca e vetme politike qe pozicionohet kunder protestes. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta deri ne zgjedhje apo dhe me gjate

Vellezerit myslimane ne krah te ushtarakeve kunder protestes

Vellezerit myslimane e dine qetesia duhet te rikthehet se shpejti qe te jete e mundur mbajtja e zgjedhjeve. Sheshi Tahrir duhet te zbrazet. Ata duan me cdo cmim qe te mbahen zgjedhjet parlamentare ne te cilat kane shanse te medha per sukses. Nderkohe qe forcat liberale refuzojne te ulen ne nje tryeze me Keshillin Ushtarak vellazeria myslimane ka arritur nje marreveshje me te zgjedhjet zhvillohen te henen 28.11.2011 ne kembim ata nuk do te dalin ne rruge.

Pasi nese zgjedhjet do te shtyheshin kjo do te thoshte humbje votash per partine Liri dhe Drejtesi. Ata jane te organizuar mire kane nje avantazh gjigant kundrejt partive liberale te cilat jane formuar vetem pas rrezimit te Mubarakut. Ata kerkojne te bindin nje per nje demonstruesit te leshojne sheshin. U vendosen ne disa radhe mes demonstruesve dhe policise te ngjeshur fort pas njeri-tjetrit. Vazhdimisht ka zenka mes vellezerve myslimane dhe demonstruesve.

Pa vellazerine myslimane ne sheshin Tahrir mungojne burrat

Nga marreveshja e vellazerise myslimane me Keshillit Ushtarak demonstruesit ndihen te tradhetuar. Vellazeria myslimane eshte forca me e madhe politike ne vend ajo mund te mobilizoje shume njerez. Pa mbeshtetjen e saj do te jete e veshtire te detyrohet te jape doreheqjen Keshilli Ushtarak. Vellezerit myslimane jane oportuniste thote Amira nje demonstruese. Atyre u intereson vetem influenca e tyre per Egjiptin nuk u behet vone.

Vellazeria myslimane i hedh poshte keto kritika. Zgjedhjet parlamentare jane hapi i pare drejt demokracise thote Dina Zakaria zedhenese shtypi e partise Liri dhe Drejtesi. Por askush ne sheshin Tahrir nuk beson se Keshilli Ushtarak do e coje Egjiptin drejt demokracise. Ne nuk do ta luajme me lojen e piste me Keshillin Ushtarak thote Amira. Demontruesit kerkojne doreheqjen e Keshillit Ushtarak dhe nuk duan zgjedhje te mbikqyrura prej tyre.

Vellezerit myslimane te ndare - jo te gjithe i binden drejtuesve Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Tahriri cdo dite me protesta

Por jo te gjithe vellezerit myslimane i permbahen urdherave te drejtuesve. Ne radhe te pare anetaret e rinj te vellazerise dalin megjithate ne shesh edhe ne luften kunder policise ishin ne balle dhe ndihmojne edhe ne spitalet fushore. Une nuk perfaqesoj asnje grup thote motra myslimane Mona une jam ketu per te ndihmuar te tjeret kjo eshte detyra ime si egjiptiane. Keshtu mendojne shume vellezer te rinj myslimane dhe kane ardhur ne numer te madh ne shesh.

Protetestat nuk i mbeshtesin vetem me te rinjte. Ne vellazerine myslimane shume jo-anetare kane ngritur zerin kunder vendimit te partise madje edhe ne radhet e drejtuesve te organizates ka pasur diskutime. Shume prej tyre nuk i japin rendesi llogarise politike si partia Liri dhe Drejtesi.

Vellazeria myslimane ka humbur besueshmerine

Partia Liri dhe Drejtesi perkrah Keshillin Ushtarak kunder protestave por vellazeria myslimane eshte e percare.

shte nje gabim i madh taktik thote eksperti per Lindjen e Aferme Joseph Kechichian ne interviste me Al-Xhaziren. Vellazeria myslimane ka humbur besueshmerine dhe keshtu edhe mbeshtetje dhe anetare.

Edhe partite e tjera aleate te partise Liri dhe Drejtesi jane te inatosura. Ayman Nour nje kandidat liberal per president tha ne nje konference per shtyp se do ta rishikoje aleancen e partise se tij me partine Liri dhe Drejtesi. Dy parti te tjera vepruan ne te njejten menyre.

Duket sikur me etjen per pushtet vellazeria myslimane po i ben gropen vetes. Por ne radhe te pare ajo minon levizjen protestuese. Nga sheshi Tahrir te henen 28.11.2011 askush nuk do te shkoje te votoje.

Viktoria Kleber / E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›