Olimpiada 2016 vë në lëvizje presidentin Obama
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Obama do të jetë në krye të delegacionit amerikan që të premten, më 2 tetor, do të prezantojë para Komitetit olimpik Ndërkombëtar (CIO) në Kopenhagen kandidaturën e Çikagos për të orgaizuar Lojërat Olimpike të vitit 2016.
Qyteti amerikan do të ketë si konkurrentë Rio de Zhaneiron, Madridin dhe Tokion. Në fillim, kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se nuk mund të ishte i pranishëm në Kopenhagen, për shkak të angazhimeve me reformën shëndetësore. Por ky plan ndryshoi dhe Obama do udhëtojë drejt Danimarkës.
Përveç presidentit amerikan, në kryeqytetin danez pritet në jenë të pranishëm edhe kreu i shtetit brazilian, Luiz Injacio Lula da Silva dhe mbreti i Spanjës, Huan Karlos. Edhe autoritetet japoneze kanë bërë të ditur se kryeministri Hatojama do të shoqërojë delegacionin që mbështet Tokion.
Barak Obama, që do udhëtojë drejt Danimarkës së bashku me të shoqen, Mishel, është presidenti i parë amerikan që merr pjesë në aktin final të shpalljes së Olimpiadës.
Kandidaturat e katër qyteteve finaliste do të përzgjidhen nga CIO pas një prezantimi prej 70 minutash. Do të jetë vetë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozh, ai që do të bëjë të ditur qytetin fitues.